Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën apel që të kursehet uji i pijshëm, pasi sipas kompanisë, ka rritje enorme të kërkesës për ujë.

KRU “Prishtina” thotë se shpërndarja e ujit po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen. Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese. Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin. Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, njofton kompania. /Telegrafi/