LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ bën apel për kursimin e ujit të pijshëm

KRU ‘Prishtina’ bën apel për kursimin e ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin racionalisht ujin e pijshëm, pas rënies së niveleve në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas kompanisë ky nivel është në kuotën maksimale.


“Të dashur qytetarë/konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, ju njoftojmë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 5.95 metra nën kuotën maksimale. Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë. Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme”, thuhet në njoftim.

Në fund, KRU “Prishtina” thotë se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/