LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’ me aksion për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Obiliq

KRU ‘Prishtina’ me aksion për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj në Obiliq

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë aksion në Komunën e Obiliqit.

Sipas KRU-së, ky aksion do të zhvillohet me asistimin e Policisë së Kosovës.


“Duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në Komunën e Obiliqit”, thekson KRU-ja.

“Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/