KRU “Hidromorava” paralajmëron punime në rrjetit të ujësjellësit në Llovcë


KRU “Hidromorava” SH.A Gjilani, ka njoftuar konsumatorët në fshatin Llovcë se ekipet e saj janë duke realizuar pastrimin dhe dezinfektimin e rezervuarit dhe rrjetit të ujësjellësit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit të pijes.
Gjatë këtij procesi, sipas kompanisë, do të përdoren përqendrime më të larta të klorit se zakonisht, prandaj u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e ujit për pije deri në stabilizimin e plotë të parametrave të cilësisë.
“Kërkojmë nga konsumatorët që të mos e përdorin ujin për pije deri në përfundimin e procesit dhe rikthimin e vlerave të lejuara të klorit sipas standardeve në fuqi,” thuhet në njoftim.
Ekipet e kompanisë bëjnë të ditur se do të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit dhe do të informojnë qytetarët për përfundimin e punimeve dhe rikthimin e gjendjes normale të furnizimit.
KRU “Hidromorava” falënderon konsumatorët për mirëkuptim. /Telegrafi/

































