LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ prezanton ecurinë e punimeve në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’ prezanton ecurinë e punimeve në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Pejë

KRU ‘Hidrodrini’ ka prezantuar punimet nga projekti më i madh deri më tash në rajonin e Dukagjinit, atë të trajtimit të ujërave të zeza në Pejë.

Synimet e përgjithshme të projektit janë mbrojtja e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, si dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për popullatën e Pejës dhe për lokalitetet tatëpjetë rrjedhës.


“Masat e ndërmarra do t’i kontribuojnë përmirësimit, në mënyrë të drejtpërdrejt dhe dytësore, të higjienës dhe gjendjes shëndetësore të popullsisë. Projekti gjithashtu do t’i kontribuojë zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të rajonit të projektit si dhe një menaxhimi të përmirësuar të burimeve ujore në Pellgun ndër-kufitar të lumit Drin dhe kështu të kontribuojë pozitivisht në ambient duke plotësuar kriteret nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se projekti i kontribuon zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit të Pejës përmes mbrojtjes së burimeve ujore dhe fuqizimit të sektorit të ujit.

Lumi Lumbardhi i Pejës, që derdhet në lumin Drini i Bardhë si dhe burimet e ndërlidhura nëntokësore me jetësimin e këtij projekti do mbrohen nga ndotja prej ujërave të zeza nga qyteti i Pejës dhe cilësia e ujit do të përmirësohet.

Më tej thuhet se ujërat e zeza në barasvlerë prej rreth 85000 ekuivalencë banorësh në qytetin e Pejës janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Kosovës dhe me standardet evropiane.

“KRU ‘Hidrodrini’ fuqizohet përmes dijes së re në trajtimin e ujërave të zeza dhe masave për zhvillim korporativ dhe është i aftë që të operojë impiantin për trajtim të ujërave të zeza në mënyrë të qëndrueshme si dhe të mbulojë kostot operative dhe të mirëmbajtjes nga tarifa për shërbimet e përmirësuara të ujit dhe të ujërave të zeza”.

Gjithashtu bëhet e ditur se ka filluar zbatimi i projektit dhe planifikohet të përfundojë në fillim të 2022-së.

Kostoja e projektit është 17 milionë euro me donatorë Qeverinë Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane KfW, Qeverinë Zvicerane – SECO, Qeverinë e Kosovës dhe KK- Pejë. Implementues është kompania Austirake STRABAG-AG, nën mbikëqyrjen nga konsulenca Gjermane DAHLEM. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori