LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Nuk ka turbullira nga reshjet e shiut, uji është i pijshëm

KRU ‘Hidrodrini’: Nuk ka turbullira nga reshjet e shiut, uji është i pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se pas reshjeve të shiut, nuk ka turbullira dhe se uji është i pijshëm.

Sipas Hidrodrinit, shkalla e gatishmërisë është ngritur në rajonin e Dukagjinit.

“Uji është i pijshëm, nuk ka turbullira në asnjë burim të zonës së mbulueshmërisë. Pas reshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit dhe pas paralajmërimeve Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHM) për javë që do karakterizohet nga reshje shiu, Hidrodrini ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë”, njofton Hidrodrini.


Gjatë orëve të pasdites së të dielës, në shumë qytete e fshatra të Kosovës ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima, por edhe breshër.

Si pasojë rrugët në disa qytete janë vërshuar.

IHMK përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa vende mund të ketë vërshime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori