LAJMI I FUNDIT:

KRSRR me apel për shoferët e Maqedonisë

KRSRR me apel për shoferët e Maqedonisë

Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë (KRSRR) ju bën apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në temperatura të larta. Ata thonë se është obligim i shoferëve të jenë maksimalisht të përgatitur, të pushuar dhe të koncetuar për udhëtim, t’u përshtaten kushteve në rrugë dhe të kontrollojnë në mënyrë teknike automjetin.

“Temperaturat e larta ndikojnë te shoferi, ndikojnë te automjeti, dhe poashtu ndikojnë te kushtet në rrugë”, shprehen nga KRSRR, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga kjo ndërmarrje publike sqarojnë se në temperatura të larta edhe udhëtimi bëhet më i vështirë duke kërkuar më shumë kujdes, koncentrim dhe përqendrim. Temperaturat e larta, sipas tyre, ndikojnë në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe kontribuojnë në lodhjen, shpërqendrimin dhe dekoncentrimin e shoferëve.

Nga KRSRR këshillojnë që të shmanget udhëtimi gjatë ditës kur temperaturat janë të larta dhe të udhëtohet në orët e hershme të mëngjes apo natën.

“Të keni kujdes te dallimet e temperaturës brenda veturës dhe jashtë dhe të bëni adoptim gradual dhe aklimatizim gjatë hyrjes apo daljes na automjeti. Planifikoni udhëtimin tuaj në kohë dhe udhëtoni të pushuar. Shmangni udhëtimet për votim në orët e fletjes. Asnjë prodhim energjetik nuk mund ta zëvendësojë gjumin”, shprehen nga KRSRR.

Gjithashtu është e rëndësishme që shoferët të konsumojnë më shumë lëngje (posaçërisht ujë) dhe të bëjnë ndërprerje minimum 15 minuta në çdo 2-3 orë vozitje aktive.

“Temperaturat e larta ndikojnë edhe te kushtet e rrugës. Zvogëloni shpejtësinë dhe mbani largësinë”, thonë nga KRSRR duke shtuar se temperaturat e larta ndikojnë në automjet dhe se para udhëtimit duhet të kontrollohen gomat, vajit të veturës, frenat, dritat etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori