LAJMI I FUNDIT:

​KRPP vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit

​KRPP vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik nuk ka strategji që të sigurojë vazhdimësinë e sistemit të e-prokurimit, e po ashtu nuk është mjaftueshëm efikase ndaj menaxhimit të problemeve në sistem, ndërsa vazhdon të përballet me mungesë stafi.

Kështu, është bërë e ditur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi”, në të cilin ka raportuar kryetari i KRPP-së Osman Vishaj.


Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se e-prokurimi duhet të ketë ndërlidhje edhe me sistemet tjera të qeverisë.

“KRPP nuk ka strategji që të sigurojë vazhdimësinë e sistemit të e-prokurimit, është mirë të na bëjnë një sqarim, pasi që mungesa e zhvillimit të kapaciteteve të brendshme dhe kryerja e detyrave të rëndësishme jetike për funksionimin e sistemit me kontraktor të jashtëm ka rrezikuar që KRPP të krijojë varësi ndaj palëve të treta, si dhe të ekzistoj një rrezik i brendshëm i humbësve të njohurive mbi aplikacionin e e-prokurimit duke e pamundësuar vazhdimin e përdorimit të tij në periudhë të gjatë kohore.

KRPP nuk është mjaftueshme efikase ndaj menaxhimit të problemeve në sistem, ka vend për përmirësime. KRPP ka hartuar politikën dhe procedura për menaxhimin e incidenteve, sipas kësaj procedure rastet e incidenteve për sigurinë e informacioneve duhet të raportohen tek zyrtari i sigurisë së informacionit, mirëpo aktualisht në këtë institucion nuk ka zyrtar që është i ngarkuar me këtë detyrë. Po ashtu nuk ka një regjistër, sistem elektronik të problemeve, incidenteve të cilat ndodhin me qëllim të kategorizimit të tyre… Kemi edhe mangësi në regjistra apo sistem elektronik… E-prokurimi nuk ka ndërlidhje me sistemet tjera të qeverisë, nuk mund të këtë efikasitet, është mirë të ketë ndërlidhje”, tha Beqa.

Për këtë, kryetari i KRPP-së Osman Vishaj, është shprehur se rezultatet e auditimit tregojnë se sistemi elektronik i e-prokurimit ka ndihmuar në rritje të efikasitetit në zhvillimin e prokurimit publik.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave, Vishaj ka thënë se përballen me mungesë stafi.

“ZKA ka kryer auditimin e teknologjisë së informacionit me qëllim që të vlerësoj nëse Komisioni Rregulaltiv i Prokurimit Publik ka menaxhuar me efektivitet opsionin që të sigurohet sistemi elektronik mbështetet në vazhdimësi si dhe ruan integritetin e tij. Rezultatet e auditimit tregojnë se sistemi elektronik i e-prokurimit ka ndihmuar në rritje të efikasitetit në zhvillimin e prokurimit publik… Te pozita përballemi me staf, kohën kur është bërë auditimi i kësaj, kemi pasur edhe konkurse, nuk kemi mundur të kontraktojmë nivelin, drejtorin e kemi kontraktuar, ndërsa pozita tjera të lira nuk kemi mundur t’i kontraktojmë. Të gjitha institucionet e kanë problem me staf, rreth katër vet, në periudhën kur kam qenë auditor, janë larguar nga departamenti i IT-së”, tha Vishaj.

Ndërkaq, deputeti Beqa ka pyetur nëse ky institucion ka ndonjë rol të ndikojë tek kontratat njëburimore.

“A ndikon këtu mos aprovimi i pozitave, në imazh të institucionit tuaj pa faj të juajin, por në të njëjtën kohë cili është roli i KRPP-së, a ka ndonjë rol, se po bëhet trend i madh të zvogëlohen kontratat njëburimore, aneks kontrata, çdo vit kemi rritje më të madhe të buxhetit që shkon direkt me negocime sesa me prokurime publike, a ka ndonjë rol KRPP që të ndikojë që të parandalojë si në nivel lokal e poashtu edhe qendror”, ka pyetur Beqa.

Për këtë, Vishaj ka thënë se nëse krahasojnë vitin 2023 me 2022 ka një rënie të lehtë të vlerës.

“Roli i KRPP-së është kështu, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik mund të monitoroj procedura të hapura dhe të negociuara, mund të jap opinion edhe për këto procedura. Ne e kemi përfunduar raportin e vitit 2023, dhe kemi dorëzuar në Kuvend. Nëse flasim për shifra dhe përqindje është në trendin e viteve të kaluara, procedura, punë shtesë i kemi përjashtuar nga procedurat e negociuara, sepse rrjedhin nga një procedurë e hapur. Nëse krahasojmë e vitit 2023 me 2022 kemi një rënie të lehtë të vlerës… Vlera është rritur, sepse është rrit edhe vlera e kontratave, është rreth 800 milion numri i kontratave, 110 është i nënshkruar”, tha Vishaj.

Në anën tjetër, kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami ka pyetur nëse ka raste kur një autoritet kontraktues nuk e njofton fare KRPP-në dhe fillon procedurën e negociuar.

“A ka raste kur një autoritet kontraktues nuk e njofton fare KRPP-në dhe fillon procedurën e negociume, apo nuk ka një gjë të tillë. Po ashtu, një autoritet kontraktues që ju jepni këshillën dhe të refuzojë, kjo nuk duhet të ngelë fare pa ndëshkim nëse autoritetet kontraktuese nuk i marrin parasysh rekomandimet e juaja, sepse kjo nuk është në rregull”, tha Bajrami.

Për dallim nga vitet e kaluara, Vishaj ka thënë se çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit.

“Çdo procedurë e negociuar publikohet në faqen e e-prokurimit, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, ne si të fillojë të punojë, procedurën e shohim kur e publikon, palët tjera nuk e shohin. Që ta shohin palët tjera e kemi bërë që njoftimi për dhënie të kontratës të bëhet obligim. Në të kaluarën nuk është parë, tash është obligim… kur të shpallet fituesi… është mundësia edhe për ankesë, në të kaluarën nuk ka pas ankesa”, tha Vishaj.

Ndërkaq, deputetet u pajtuan që raporti i auditimit të mos dërgohet për shqyrtim në seancë të Kuvendit pasi në këtë raport ka pasur pak të gjetura. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori