LAJMI I FUNDIT:

Kroati theu rekordin e tij botëror për mbajtjen e frymës nën ujë – tregon “frymëzimin” që e shtyri të bëjë një gjë të tillë

Kroati theu rekordin e tij botëror për mbajtjen e frymës nën ujë – tregon “frymëzimin” që e shtyri të bëjë një gjë të tillë

Një kroat “i guximshëm” ka thyer rekordin e tij botëror për mbajtjen e frymës nën ujë pasi qëndroi i zhytur për gati gjysmë ore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Budimir Buda Šobat, 54 vjeç, ishte tashmë mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness, por gjatë fundjavës ai arriti të thyejë rekordin e tij, duke vendosur një kohë të re prej 24 minutash dhe 33 sekonda.


Duke zënë vend në një pishinë në qytetin e Sisak, Šobat ishte nën mbikëqyrje nga mjekët, reporterët dhe mbështetësit ndërsa përfundoi përpjekjen për të thyer rekordin.

Për të përgatitur veten, Šobat “u hiperventilua në oksigjen të pastër” në minutat që çuan në përpjekjen rekorde, gjë që rrit nivelin e oksigjenimit brenda trupit të tij.

Pavarësisht nga rreziqet e rekordit botëror, Šobat tha se ishte frymëzuar për të thyer rekordin e tij nga vajza e tij Saša, 20 vjeçe, e cila ka paralizë cerebrale, autizëm dhe epilepsi.

Përpjekja për thyerjen e rekordit të Šobat thuhet se u krye gjithashtu me shpresën e mbledhjes së fondeve për zonën, e cila ishte shkatërruar nga një tërmet në dhjetor, dhe për fëmijët e prekur nga tërmeti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori