LAJMI I FUNDIT:

Kroacia me shërbim të detyrueshëm ushtarak njëmujor

Kroacia me shërbim të detyrueshëm ushtarak njëmujor

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, është ngarkuar me detyrën për vendosjen e një muaji të trajnimit të detyrueshëm ushtarak pas kryerjes së shkollës së mesme, në të cilin të gjithë do t’i nënshtroheshin trajnimeve për ndihmën e parë, të armëve, mbrojtjen bërthamore dhe kimike, shkruan Jutarnji list.

“Në rrethanat e kërcënimeve të sigurisë që ekzistojnë në mbarë botën, nuk është ide e keqe që Ministria e Mbrojtjes të bëjë një hap përpara nga ajo që tashmë po bëhet përsa i përket konceptit me ata që shërbejnë vullnetarisht në ushtri, dhe përgatit konceptin e kurseve më të shkurtra në mënyrë që një numër më i gjerë njerëzish të mund të familjarizohen me aftësitë bazë që brezi i ri nuk i ka. Kam biseduar me ministrat Anushiq, Bozhinoviqin dhe Medvedin për këtë temë për disa kohë dhe i kemi dhënë Anushiqit një mandat për të dalë me një koncept të caktuar”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet ende se si do të dukej ky koncept. Megjithatë, mund të pritet që të bazohet në konceptin e trajnimit bazë ushtarak, të cilin në vitin 2017 donte ta prezantonte ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, tani këshilltar i kryeministrit për mbrojtjen.

Në atë kohë bazohej në vullnetarizëm dhe sot me shumë gjasa do të duhej të shpallej i detyrueshëm. Gjegjësisht, në një situatë ku aplikimet për shërbim vullnetar ushtarak janë në rënie, është e vështirë të pritet që të rinjtë në Kroaci të aplikojnë vullnetarisht për të ndjekur një kamp ushtarak njëmujor veror ose dimëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori