Nga viti i ardhshëm, Kroacia do të trefishojë praninë e saj ushtarake në Kosovë, nëse qeveria dhe parlamenti i atij vendi pranojnë propozimin për të dërguar për herë të parë në KFOR një kompani të këmbësorisë luftarake.
Kontingjenti aktual i atij vendi në Kosovë përbëhet nga 38 pjesëtarë me dy helikopterë transportues Mi-17 dhe oficerë të shtabit. Kroacia është përfshirë gjithashtu në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes punës së Ekipit Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s (NALT).
“Kontingjenti ynë duhet të ketë 145 anëtarë deri në fillim të vitit 2021. Ne jemi duke pritur për një vendim që do të merret nga të gjitha ato institucione në Kroaci që duhet të marrin atë vendim… Ne tashmë kemi atje komponentën tonë ajrore, komponentën e inteligjencës ushtarake dhe elementin mbështetës kombëtar”, tha komandanti i Ushtrisë Kroate, Gjenerali Boris Sheric, në stërvitjen “Aftësia 20”, shkruan Rrjeti i Sigurisë Ballkanike.
Në ushtrimin e mbajtur muajin e kaluar, u vlerësua trajnimi i kompanisë së motorizuar, e cila do yë duhej t’i bashkangjitet KFOR-it. Ajo në vitin 2021 do të jetë në statusin e gatishmërisë stand by), transmeton Telegrafi.
Analisti i portalit ‘Obris’ Igor Tabak, thotë për Rrjetin e Sigurisë Ballkanike se ende është e paqartë nëse Kroacia do të rrisë kontigjentin e saj në Kosovë në 2021, sepse ajo temë ende nuk ka shkuar për procedurë parlamentare.
“Kroacia nuk është i vetmi vend i NATO-s që merr pjesë atje dhe nuk është një aktivitet që do të ngjallte ndonjë vëmendje dhe emocione të veçanta në Kroaci. Një mision i tillë është gjithashtu dukshëm më pak i rrezikshëm sesa në Afganistani”, shtoi ai.
Portali ‘Obris’ kujton se për angazhimin shtesë të rreth 100 ushtarëve kroatë, duhet të sigurohet mbështetja e qeverisë, komitetit parlamentar përkatës dhe parlamentit, por gjithashtu vlerëson se kjo është diçka që, sipas të të gjitha gjsaave, “duhet të ndodhë deri në fund të vitit”.
Nëse Zagrebi forcon kontigjentin në Kosovë, kjo do të nënkuptojë bashkimin me trendin e forcimit të pranisë së ushtrive rajonale në atë mision. Ata tani përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pranisë së përgjithshme të KFOR-it prej 3,419 pjesëtarësh, transmeton Telegrafi.
Hungaria në misionin e KFOR-it ika 418 trupa, Sllovenia 271, Greqia 119 dhe Rumania 53, kurse Mali i Zi një oficer. Kontribuesi i fundit është Maqedonia Veriore, e cila dërgoi 44 trupa në Kosovë më 17 tetor. Hungaria ka shprehur më parë ambicien e saj për të marrë drejtimin e KFOR-it dhe të shtojë numrin e kontigjentit.
Me angazhimin e shtuar në Kosovë, Kroacia do të fitonte një referencë shtesë brenda NATO-s dhe mundësinë për të përmirësuar kapacitetet e përshtatura me nevojat e Aleancës në kushtet e një misioni me rrezik të ulët siç është KFOR-i.
Ndryshe, Kroacia ka marrëdhënie shumë të zhvilluara me autoritetet në Kosovë në fushën e sigurisë, kryesisht në fushën e trajnimit dhe shkollimit, në këtë mënyrë avancohet edhe më shumë aktivitetet e inteligjencës në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert