LAJMI I FUNDIT:

Kroacia eliminon Kanadanë nga Kampionati Botëror me fitoren sensacionale

Kroacia eliminon Kanadanë nga Kampionati Botëror me fitoren sensacionale

Kroacia ka fituar me rezultat bindës 4-1 ndaj Kanadasë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Botëror.

Pas vetëm dy minutash lojë, Alphonso Davies kaloi kanadezët në epërsi me një asistim të Buchana.


Por, kroatët nuk u demoralizuan nga ky gol i hershëm dhe më pas u hodhën me të gjitha forcat në sulm.

Për rezultatin 1-1, u përkujdes Andrej Kramaric, që realizoi në minutën e 36-të, me një asistim të Ivan Perisic.

Kroacia vazhdoi me lojë të mirë, dhe e përmbysi rezultatin në 2-1 me golin e Marko Livajas (44’), ndërsa Juranovic ishte asistuesi.

Me këto tri gola, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa kroatët vazhduan edhe në 45 minutat e dytë të luajnë mirë.

Për të thelluar epërsinë e tyre, u përkujdes Kramaric, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin në minutën e 70-të, ndërsa Perisic ishte sërish asistuesi.

Kroatët nuk ndaluan me kaq, dhe shënuan edhe të katërtin – tani me anë të Lovro Majer (90+4′), duke marrë kështu një fitore të bindëse.

Me këtë fitore, Kroacia është bërë lidere e Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, ndërsa Belgjika me tri, e Kanadaja ende pa asnjë është eliminuar zyrtarisht nga Botërori “Katar 2022”. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori