LAJMI I FUNDIT:

Kroacia i dhuron 10 mijë vaksina kundër coronavirusit Malit të Zi

Kroacia i dhuron 10 mijë vaksina kundër coronavirusit Malit të Zi

Ministrja e Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq, e cila është për një vizitë zyrtare në Zagreb, nënshkroi një marrëveshje me kolegun e saj kroat, Dr. Vili Berosh mbi dhurimin e 10 mijë vaksinave kundër coronavirusit.

“Në emër të Malit të Zi, unë ju falënderoj për gjestin e solidaritetit dhe miqësisë midis Malit të Zi dhe Kroacisë. Si Qeveri, ne do të bëjmë gjithçka për të ngritur marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të lartë të mundshëm”, tha Boroviniq Bojoviq.


Kosova përkrahet nga Kroacia me 10 mijë vaksina anti-COVID
Lexo po ashtu Kosova përkrahet nga Kroacia me 10 mijë vaksina anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Berosh, theksoi se solidariteti është themeli i luftës së përgjithshme në luftën kundër virusit, raporton rtcg.

Ministrat, siç thuhet, shkëmbyen përvojat e sistemeve shëndetësore në luftën kundër pandemisë, dhe takimi ishte rasti për të shtjelluar në detaje hapat në lidhje me rinovimin e marrëveshjes për transplantimin e organeve, por edhe për rivendosjen të bashkëpunimit arsimor.

Ndryshe, kujtojmë se shteti kroat po të njëjtën sasi ia ka premtuar edhe Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori