LAJMI I FUNDIT:

Kroacia dhe Serbia rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kroacia dhe Serbia rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiq gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo që na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, shtoi ai, duke mos specifikuar se kush po e kërcënon Serbinë.


Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se qeveria serbe është gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Më 2025, kur të arrihen kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim me shërbimin ushtarak”, tha Vuçeviq.

Kroacia fqinje po ashtu ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari i vitit 2025 do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me një kohëzgjatje prej dy muajsh.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar të vitit 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Ndryshe, vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro.

Në trend Botë

Më shumë
Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Përkthyesi mbajti fshehurazi shënime nga takimi me Zelenskyn, BE-ja e largon menjëherë

Evropa
Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Tentuan ta fshehin në një zonë malore, operatorët ukrainas lokalizojnë sistemin raketor rus – e godasin direkt me dron

Evropa
Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Tajvani 'i dërgon mesazh' Kinës, fuqizon mbrojtjen me tanket e reja amerikane

Azia
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Shembet tuneli në Los Angeles, autoritetet arrijnë të shpëtojnë 31 punëtorët që kishin ngecur brenda tij

Amerika
Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Akademiku australian mashtroi një grua duke ia marrë 645,000 dollarë dhe më pas sajoi vdekjen e tij

Australia
Kalo në kategori