LAJMI I FUNDIT:

Krizë për mjekë në Kamenicë, nga 17 njësi të kujdesit ambulator – 12 janë mbyllur

Krizë për mjekë në Kamenicë, nga 17 njësi të kujdesit ambulator – 12 janë mbyllur

Mungesa e mjekëve nëpër fshatrat e Kamenicës, po u shkakton shqetësime sidomos personave të moshuar.

Këtë më së shumti po e ndjejnë banorët e fshatit Karaçevë, krahas problemeve të tjera.


“Edhe mjeku me ardhë bile dy herë në javë, nëse nuk mund të rrinë rregullisht  se ndoshta edhe s’kanë buxhet na i kuptojmë, por bile dy ditë në javë me ardhë mjeku edhe motra e cila jep injeksione të qëndroj sepse këtu janë dy fshatra të mëdhaja”, ka thënë Baki Keka banor i fshatit Karaçevë për RTK-në.

“Jo s’ka veç Fiza ça e qel ato, jo s’ka nuk vjen doktori prej Kamenice, prej Rogoçice na në Rogoçicë” shprehet Ramize Keka banore e fshatit Karaçevë.

Nga 17 njësi të kujdesit ambulator në Komunën e Kamenicës, 12 janë jashtë funksionit, thotë Eurona Hoda, drejtoreshë për shëndetësi.

“Momentalisht Komuna e Kamenicës ka 5 mjekë në specializim, gjë që na ka kushtëzuar ofrimin e shërbimeve nëpër ambulanca. Momentalisht ofrimi i shërbimeve nëpër fshatra të thella dhe të gjitha fshatrat e Komunës së Kamenicës përkujdeset ekipa mobile e cila është në mbikëqyrjen e QKMF-ë”, thotë Eurona Hoda  drejtore e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Kamenicë.

“Në brezin kufitar mos të na leni pa këto shërbime bazike, pa doktor për ti dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të brezit kufitar sepse kemi gjitha moshave që kërkojnë ndihmë bazike shëndetësore”, tha Selver Lenjani Kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë.

Problemi i mungesës së mjekëve shton pasigurinë shëndetësore, ndërsa për t`i evituar problemet, ekipet mobile shëndetësore përkujdesen për nevojat e qytetarëve në fshatra të malësisë së Kamenicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori