LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike në Kirgizi, arrestohet ish-presidenti Atambaev

Kriza politike në Kirgizi, arrestohet ish-presidenti Atambaev

Forcat e sigurisë së Kirgizisë kanë arrestuar ish-presidentin Alamzbek Atambaev, në kohën kur ligjvënësit janë takuar për të diskutuar për qeverinë e re, pas krizës së shkaktuar politike lidhur me zgjedhjet e kontestueshme parlamentare.

Arrestimi i Atambaevit më 10 tetor, vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi presidenti aktual, Sooronbai Jeenbekov bëri thirrje për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.


Makina të blinduara janë parë në disa pjesë të kryeqytetit, Bishkek, vetëm një ditë pasi pati përleshje ndërmjet fraksioneve rivale që garuan për pushtet në zgjedhjet e 4 tetorit.

Trazirat u nxitën pas dyshimeve për blerjeve të votave dhe mashtrimeve të tjera zgjedhore ku partitë pro-qeveritare fillimisht u shpallën fituese. Partitë opozitare kanë refuzuar që ta pranojnë procesin zgjedhor dhe mijëra qytetarë kanë dalë në protesta dhe disa protesta qeveritare janë marrë nën kontroll nga demonstruesit.

Më pas, grupet opozitare detyruan që kabineti qeverisës të dorëhiqet dhe komisioni zgjedhor anuloi rezultatin e zgjedhjeve të 4 tetorit. Por, ata kanë dështuar që të pajtohen se kush do ta udhëheqë qeverinë e përkohshme të vendit.

Sot, ligjvënësit janë mbledhur në pallatin presidencial me qëllim që të arrijnë marrëveshje për një qeveri të re dhe nëse do të duhet që ta miratojnë urdhrin e presidentit Jeenbekov, për gjendjen e jashtëzakonshme.

Javën e kaluar, Atambaev, që ishte president para Jeenbekov, ishte liruar nga një qendër e paraburgimit ku po vuante dënimin për akuza për korrupsion.

Menjëherë pas lirimit të tij, ai bëri thirrje që Jeenbekov të japë dorëheqje. Jeenbekov tha se do të largohet nga posti i presidentit sapo të zgjidhet kabineti i ri qeverisës.

Më 9 tetor, mbështetësit e Atambaev u përleshën me grupin e rivalit politik, Tilek Toktogaziev.

Përmes një deklarate për media, më 10 tetor, Komiteti Shtetëror për Siguri tha se Atambaev dhe dy ndihmës janë arrestuar nën pretendimet për nxitje të trazirave. Megjithatë nuk u dhanë detaje të tjera lidhur me arrestimin e tij dhe se as në cilën qendër ndalimi është dërguar ish-presidenti Atambaev. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori