LAJMI I FUNDIT:

Kriza me gazin rus, Evropa në kërkim të furnizimeve të reja

Kriza me gazin rus, Evropa në kërkim të furnizimeve të reja

Përshkallëzimi i tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur shqetësime për rrjedhat e gazit rus në Evropë, duke nxitur Komisionin Evropian të kërkojnë furnizime të reja.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan Joe Biden janë zotuar për bashkëpunim të ngushtë për sigurinë e energjisë.


“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja po punojnë së bashku drejt një furnizimi të qëndrueshëm me gaz natyror nga burime të ndryshme anembanë botë, për të shmangur krizën e furnizimit, përfshirë ato që mund të rezultojnë nga një pushtim rus i Ukrainës”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, komisionarja për Energji, Kadri Simson tha se blloku evropian po bisedon me partnerë si Azerbajxhani për potencialin për rritjen e furnizimeve me gaz.

Nëse në skenarin më të keq gazi rus ndalon plotësisht rrjedhjen e tij në Evropë, masat për të zëvendësuar furnizimin nuk do të jenë të mjaftueshme, sipas një studimi me qendër në Bruksel, i publikuar javën e kaluar.

Sipas studimit për të evituar një skenar të mundshëm të krizës së naftës të stilit të viteve 1970, qeveritë mund të kenë nevojë të krijojnë një plan emergjence për t’u dhënë përparësi përfituesve të gazit. /Telegrafi/