LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, Syla: Çmimi është rritur nga importi, Kosova duhet të gjejë alternativa të reja

Partneri menaxhues i kompanisë Elen, Lulzim Syla gjatë intervistës në “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se Kosova është e varur nga importi i energjisë elektrike.

Syla në këtë intervistë duke folur për gjendjen aktuale energjetike, ka treguar fillin e krizës dhe se cili duhet të jetë plani strategjik i vendit në sektorin e energjisë, duke treguar edhe alternativat specifike.


Ai ka theksuar se për ta kaluar këtë gjendje, në afat të gjatë, institucionet duhet të gjejnë alternativa të furnizimit.

“Sa i përket efektit të ndjeshmërisë së rritjes së çmimit në tregun botëror, te ne për fat na ka prekur vetëm një komponentë, që duket importi i energjisë elektrike. Ne si Kosovë përmes importit të energjisë jemi afektuar drejtpërdrejt, qoftë konsumatori i fundit, amvisëritë dhe qoftë bizneset, me rritjen e çmimit të energjisë që mund të ndodh në periudhën e afërt, shkaku që deri më tani KEDS dhe institucionet tjera kanë pasur një pajtueshmëri të brendshme që mos të ketë rritje të menjëhershme të çmimit të energjisë”, tha Syla.

Ai ka shtuar se çmimi i importit të energjisë elektrike për një MegaWatt ka arritur deri në 300 euro.

“Çmimi i importit të energjisë ka arritur deri 250 euro, deri në 300 euro për MegaWatt në këtë kohë, që është pesëfishë më shumë krahasuar me vitin paraprak. Në rastin e Kosovës, KEDS-i e ka një kontratë monopolistike të shpërndarjes së energjisë në treg. Kjo ka nevojë të rishqyrtohen nga institucionet e vendit me qëllim të diversifikimit të furnizimit me energji elektrike. Ky veprim duhet të reflektoj në çmime”, ka shtuar ai.

Lulzim Syla, partner menaxhues i kompanisë Elen, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com / Foto: Korab Basha

Po ashtu, Syla ka theksuar se nuk ka pasur gatishmëri për përcaktimin e një vizioni afatgjatë për këtë sektor.

“Situata aktuale është nga mospuna e jonë, sepse secili nga ne e kemi një pjesë të fajit, sidomos qeveritë e kaluara janë ato që është dashur të lëvizet në koncepte, strategji dhe modele zhvillimore, ngase ka pasur donator dhe mbështetje, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri për përcaktimin e një vizioni afatgjatë”, theksoi Syla.

Lulzim Syla, partner menaxhues i kompanisë Elen, gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Në fund, ai ka theksuar se mbi bazën e kapaciteteve ekzistuese, Kosova duhet të fokusohet në pjesën e efeciencës së energjisë dhe investimet në rrjetin e shpërndarjes.

“Kosova ka mundësi të shfrytëzimit të alternativave me energji elektrike. Nëse flasim mbi bazën e kapaciteteve ekzistuese, në afat të shkurtër për zgjidhjen e problemit të pjesshëm duhet të fokusohet në pjesën e efeciencës së energjisë dhe investimet në rrjetin e shpërndarjes. Për shkak se humbjet e fundit kanë qenë në 25.89 për qind”, ka përfunduar ai.

Në këtë intervistë, Syla ka sqaruar edhe problemin botëror të furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori