Kriza energjetike, Rizvanolli diskuton me sektorin privat: Konsumatorët duhet të kontribuojnë në shmangien e skenarëve më të këqij
Për të diskutuar lidhur me sigurinë e furnizimit me energji, tarifat e energjisë, rritjen e efiçencës energjetike, por edhe potencialet për energji të ripërtërishme, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum diskutimi me temën “Çfarë dimri na pret sa i përket furnizimit me energji?”, në të cilën përveç përfaqësuesve të ndërmarrjeve private morën pjesë edhe akterë institucionalë përgjegjës për çështjet energjetike.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se konsumatorët në Kosovë duhet të kontribuojnë në shmangien e skenarëve më të këqij të mungesës së energjisë.
Ajo tha se objektivat kryesore të institucioneve të vendit përfshijnë reduktimin e konsumit të përgjithshëm, përmes stimulimit të kursimit të energjisë dhe rritjes së efiçencës energjetike.
Ministrja Rizvanolli më tej tha se Lufta në Ukrainë ka ndikuar që tërë kontinenti evropian, përfshirë edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të ballafaqohen me situatë të pasigurt për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Ministrja paralajmëroi edhe shpalljen e ankandeve në muajt në vijim, për dhënie të licencave për kompanitë e interesuara për gjenerim të energjisë elektrike nga burimet e diellit dhe erës, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu rikujtoi vendosjen e tarifave të reja të energjisë në shkurt të këtij viti, dhe mosngritjen e tarifave për bizneset, duke e vlerësuar atë si një vendim të drejtë, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha.
Ai theksoi se ZRRE vazhdon të insistojë në realizimin e të gjitha investimeve të parapara kapitale edhe në infrastrukturën e transmisionit edhe atë të furnizimit. Ai paralajmëroi edhe lehtësimin e kritereve për sa i përket licencimit të kapaciteteve gjeneruese për qëllime të vetëkonsumit.
Fejzullahu foli edhe për nevojën e përmbylljes së liberalizimit të tregut të energjisë, duke theksuar përfitimet të cilat do t’i kishin konsumatorët nga kalimi në treg të lirë.
Mimozë Veliu, analiste e Ekonomisë Qarkore në Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), theksoi rëndësinë e foli për rëndësinë e fokusimit në aktivitete të ekonomisë qarkore, përfshirë edhe trajtimin sistematik të mbeturinave, duke ndikuar kështu edhe në aspektin ekologjik, por edhe në krijimin e kapaciteteve të reja energjetike.
Ilir Ibrahimi, përfaqësues i sektorit privat, shprehu shqetësimin e tij për furnizimin me energji për këtë dimër të ardhshëm.
Ai shtoi se furnizimi me energji është padyshim në rrezik dhe se institucionet duhet urgjentisht të adresojnë kërkesën e madhe, duke u fokusuar edhe në diversifikimin e burimeve të energjisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur