LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, qytetarë të shumtë blejnë drunj për ta kaluar dimrin

Kriza energjetike, qytetarë të shumtë blejnë drunj për ta kaluar dimrin

Paralajmërimet për dimër të vështirë dhe krizë në furnizimin me energji elektrike, kanë bërë që shumë prej qytetarëve të Prizrenit të blejnë dru.

Megjithatë, qytetarët ankohen për çmime të larta, pasi një metër kub dru të mërkurën është shitur deri në 70 euro.


Malush Kryeziu nga Prizreni ditë më parë ishte furnizuar me dru për t’u ngrohur në stinën e dimrit. Por lajmet që po qarkullojnë që ky dimër do të jetë i vështirë dhe nuk do të ketë rregullisht rrymë elektrike, kanë bërë që t’i drejtohet sërish fushës ku tregtohen drutë.

Çmimet janë tepër të larta ankohet ai.

“Herë të tjera i kam marrë nga 45- 50 euro metrin kub ,  tash 70 ishte. 5 metra dru i kam marrë më herët , po i marr edhe 4 , po thonë që ka me qenë dimër i vështirë për atë u detyrova të marr edhe 4 apo 5 metra . Zakonisht më duhen 6 metra dru për një dimër , por shkak i krizës më duhen të tjera”, thotë qytetari Kryeziu.

Edhe Raif Ademi për të njëjtin hall u është drejtuar shitësve të druve.

“Unë kam planifikuar të blejë 5 deri 10 metra kubik, në fakt më nevoiten 15 metra kubik për gjithë dimrin. Është shtrenjtë, shumë shtrenjtë. Duhet të kenë pak parasysh që është krizë energjetike, që lufta në Ukrainë ka ndikuar mjaft në ngritjen e çmimeve. Gjithashtu edhe nafta është shtrenjtuar dhe për këtë arsye çmimet janë shumë të larta”.

“Por duhet të ndërmarrë diçka edhe qeveria, për shembull disa familjeve ti ndihmon përmes subvencioneve. Ata të cilët janë raste sociale dhe që nuk mund të blejnë drurë, tiu ndajnë nga dy apo tre metra Kubë”, thotë ai.

Në parcelat me dru këto ditë ka shumë klientë e edhe tregtarët pajtohen me atë se çmimet janë të larta.

Musedin Alija pronar i fushës së druve thotë se rregullisht ka interesim, ‘nuk ndihet më shumë apo më pak , veç çmimi që është më shtrenjtë. 60 euro është metri me të prera dhe të qara’.

Ky çmim nuk është fiks dhe mund të ketë ndryshime nëse moti prishet, thotë Alija.

‘Çmimi i importit shumë ka ndryshu , fitim me të thënë tri euro s’ka më shumë . Kemi probleme edhe me furnizimin sidomos kur bjen shi ka shumë probleme . Çmimi shtrejt , fitim e as punëtor nuk ka , janë mbledh të gjitha . Nëse është koha e mirë çmimi nuk ndryshon , por nëse koha prishet prap rriten çmimet”, shprehet ai.

Sipas drejtoreshës për punë dhe mirëqenie sociale, Vjollca Kabashi, komuna e Prizrenit ka planifikuar që të ndihmojë mbi 2 mijë familje në gjendje të rëndë ekonomike, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, raporton televizioni publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori