Çdo ditë e më shumë në Tetovë e rrethinë, biznese të vogla apo dyqane po mbyllen si pasojë e krizës ekonomike dhe energjetike.
Rritja e çmimeve, ka bërë që kjo krizë, me të madhe të ndjehet nga banorët, të cilët, shprehen të shqetësuar se si do ta kapërcejnë dimrin.
Një pjesë e madhe e tyre thonë se, këtë dimër përveç ushqimeve dhe lëndës për ngrohje, asgjë më shumë nuk do të ketë.
“Shumë ka ndikuar kriza por ja s’kemi çka të bëjmë. E para gjë dru s’kemi, një mijë euro dhjetë metra dru janë bërë. Me çka të ngrohemi, ne jemi nga fshati. Edhe po të bësh dru nga mali sërish ke probleme. Ushqimet janë rritur tepër. Një litër vaj të blesh 150 denarë është bë, buka po ashtu edhe kur e blejsh bukën s’ka asgjë në të. Se di si do ia bëjmë me pensionin e babait 90 vjeç mbijetojmë”, tha një banor.
“Ka ndikuar shumë kriza, çmimet janë ngritur rrogat poshtë janë. Unë marr 12 denarë pension, plus me qira jetoj. Punon dhe djali merr 22 000 por s’mund t’i mbërrijmë, edhe rrymën shumë e paguajmë. Sivjet veç për rrymën do punojmë më duket”, u shpreh një banor tjetër.
“Krizë e madhe është bërë, shumë, por nuk është vetëm këtu është në përgjithësi. Sivjet me pakicë do bëjmë furnizime për çdo gjë”, tha një tjetër banor.
Rritja e çmimeve, ka bërë që gjithnjë e më pak të frekuentohen marketet. Edhe ata pak konsumatorë që shkojnë blejnë vetëm gjërat më të nevojshme.
“Shitësit në marketet e mëdha thonë se blerja me shumicë tashmë është reduktuar në gati pesëdhjetë për qind. Janë të rrallë ata njerëz që ofrohen për të blerë me shumicë miellin vajin apo produktet tjera ushqimore shkaku i krizës por dhe mungesës së parave”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Kryetari i Odës së Zejtarëve të Tetovës, thotë se, nëse para dy vitesh në këtë muaj, kanë bërë tre herë furnizime me mall për shitje, sivjet nuk ka arritur të harxhohet as edhe furnizimi i parë që kanë bërë në fillim të vitit.
“Zejtarët asnjëherë nuk kanë fikur gjysmat e dritave nëpër dyqane, tash i fikin se iu vijnë shumë faturat. Është krizë jashtëzakonisht e madhe, si do e kalojmë dimrin nuk e di. Edhe atë një herë që mbushëm dyqanin se kemi harxhuar për dy vitet e fundit, jo për një vit. S’ka shitje malli. Pesëmbëdhjetë dyqane janë mbyllur vetëm në qendrën tregtare për sivjet, pesëmbëdhjetë që i kemi në shënime”, tha Mensur Arifi, Kryetar i odës së zejtarëve të Tetovës.
Më të prekur rezultojnë dyqanet për rroba por edhe biznese të tjera, të cilat dita ditës, po mbyllen si pasojë e rritjes së çmimeve dhe pamundësisë për t’i mbuluar shpenzimet./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?