Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia si dhe anëtari kroat dhe ai boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, që të njohë si entitete të pavarura dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.
Deputeti i LVV-së Haki Abazi thotë se Kosova tashmë është e ditur se është rreshtuar krahë shteteve perëndimore në mbështetje të integritetit të Ukrainës.
Abazi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se Kosovë është e pozicionuar drejtë në aleancën e NATO-s.
“Por ne duhet të jemi të përgatitur që të mbrojmë interesat e shqiptarëve në Ballkan karshi Serbisë. Na duhet një vigjilencë në aspektin e sigurisë. Në momentin kur futemi në NATO aty përfundon gjithçka”, deklaroi Abazi, përcjell Telegrafi.
Deputeti i shumicës thotë se duhet mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë në mënyrë që të jemi në koordinim të plotë me praninë e NATO-s.
“Nuk është çështje e frikës e as alarmit por të përgatitemi dhe të analizojmë skenarët”, tha Abazi.
Gjenerali i pensionuar Fadil Hadërgjonaj thotë se pasojat e konfliktit në Ukrainë do të jenë globale përfshirë edhe Ballkanin.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia ka ndikim në rritje në Serbi dhe te serbët në Bosnje. Tashmë po shihet se janë shterur aktivitetet diplomatike”, deklaroi Hadërgjonaj.
Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në raport me konfliktin në Ukrainë.
“Institucionet duhet të kërkojnë nga qytetarët që të mos përfshihen në ndonjë luftë të mundshme në Ukrainë. Ka potenciale të njerëzve që janë të gatshëm të bashkëngjiten në konflikte të tilla jashtë vendit. Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se Kosova futet në ndonjë luftë vetëm përmes FSK-së”, deklaroi Gashi.
Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirlind Behluli thotë se kriza në Ukrainë mund të ketë disa efekte në Kosovë.
“E para janë sulmet kibernetike. Mund te këtë rikthim të trazirave në veri. Mund të ketë rikthim të trazirave në Mal të Zi dhe Bosnje. Rusia shfrytëzon dy grupe të popullsisë: etnia që lidhet me sllavët dhe aspekti fetarë ortodokse”, deklaroi tutje Behluli.
Gjatë thellimit të krizës në Ukrainë, Kosova, në disa raste, ka deklaruar se i ofron mbështetje Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se i vë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njësitë e caktuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast se është e nevojshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Musliu: Qeveria e Serbisë vazhdon financimin e grupeve terroriste, disa prej tyre morën pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Arrestimi i policit të dyshuar për spiunazh, Musliu: Janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë