Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të arrijë ta bëjë sërish, teksa çmimet vjetore janë rritur për 21 për qind, për shkak të politikave agresive të tij, që kanë çuar në rënien e vlerës së lirës.
Erdogani tha se politika e re, e bazuar në nivele të ulëta të interesit, ishte pjesë e “luftës së suksesshme për pavarësi ekonomike”, por shumica e ekonomistëve kanë thënë se këto politika janë të gabuara dhe parashikojnë se inflacioni do të shkojë përtej shifrës prej 30 për qind gjatë vitit të ardhshëm.
Javën e kaluar, lira turke arriti rekordin më të ulët kundrejt dollarit amerikan. Gjatë këtij viti, monedha ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.
Dje, Erdogan ka përsëritur qëndrimin e tij se normat e interesit shkaktojnë inflacion, duke shtuar se ai nuk të lejojë që turqit të shkatërrohen si pasojë e normave të larta të kredive.
“Herët ose vonë, siç e kemi ulur inflacionin për 4 për qind kur unë erdha në pushtet, do ta ulim sërish. Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”, tha Erdogan.
Më 2011, inflacioni kishte rënë për rreth 4 për qind, përpara se të fillonte të rritej gradualisht nga viti 2017. Në nëntor të këtij viti, inflacioni u rrit nga 3.5 në 21.3 për qind.
Më 16 dhjetor, presidenti turk njoftoi se do të rrisë pagën minimale për 50 për qind. Kjo lëvizje pritet që të rrisë inflacionin e përgjithshëm të çmimeve të konsumit me 3.5 deri në 10 pikë të përqindjes. Shumë qytetarë në Turqi kanë thënë se rritja e pagave nuk do të mjaftojë, pasi çmimet e jetesës janë rritur shumë.
Për shkak të presionit nga Erdogani, Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normat e interesit që prej muajit shtator. Ai ka argumentuar se ky model do të rrisë eksportet, do të nxisë punësimet, investimet dhe rritjen ekonomike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Snow White, Working Man dhe Minecraft Movie janë më të mirë në 4DX dhe SCREENX

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin