LAJMI I FUNDIT:

Pas krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të lirës – Erdogan rrit pagën minimale për 50 për qind

Pas krizës ekonomike dhe zhvlerësimit të lirës – Erdogan rrit pagën minimale për 50 për qind

Turqia po rrit pagën minimale me 50 për qind duke filluar nga viti i ardhshëm, teksa familjet në të gjithë vendin luftojnë me inflacionin në rritje dhe rënies së lirës.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e bëri njoftimin të enjten gjatë një konference për shtyp në televizion, duke thënë se ndryshimi i politikave do të sjellë rritjen më të lartë të pagës minimale në 50 vjet.


Lira bie në nivelin më të ulët, Banka Qendrore e Turqisë zbret normën e interesit në 14 për qind
Lexo po ashtu Lira bie në nivelin më të ulët, Banka Qendrore e Turqisë zbret normën e interesit në 14 për qind

Rritja e shtyn pagën minimale të Turqisë nga 2,826 lira (182 dollarë) në muaj në 4,250 lira (275 dollarë) dhe do të prekë drejtpërdrejt rreth gjashtë milionë punëtorë.

“Ne jemi të vendosur t’i japim fund pasigurisë që ka lindur me luhatjet e fundit të kursit të këmbimit dhe rritjet e tepruara të çmimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan. “Ne do të përcaktojmë të ardhmen e këtij kombi së bashku me burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, punëtorët dhe punëdhënësit e tyre”.

Norma zyrtare e inflacionit të vendit arriti në 21 për qind muajin e kaluar – mbi katër herë më shumë se norma e synuar e vendosur nga banka qendrore e Turqisë.

Kriza ekonomike në Turqi - qytetarët krijojnë radhë të gjata për të blerë bukë me çmim të lirë
Lexo po ashtu Kriza ekonomike në Turqi - qytetarët krijojnë radhë të gjata për të blerë bukë me çmim të lirë

Lira ra në nivelin më të ulët historik të enjten pasi banka qendrore e Turqisë uli normat e interesit me një për qind në 14 për qind – ulja e pestë që ka bërë që nga shtatori.

Ulja e normave të interesit përballë inflacionit në rritje shkon kundër ekonomisë së zakonshme, sepse ulja e kostove të huamarrjes zakonisht ul vlerën e një monedhe. /Telegrafi/