LAJMI I FUNDIT:

Kriza e energjisë, Shqipëria fillon të rihapë minierat e qymyrit

Kriza e energjisë, Shqipëria fillon të rihapë minierat e qymyrit

Pak kohë më parë institucionet shqiptare gjatë një raportimi në Komisionin Ekonomik të Evropës në Kombet e Bashkuara që lidhej me sektorin minerar nënvizuan se kriza e energjisë ka kthyer vëmendjen tek të gjitha burimet përfshirë qymyrin.

E duket se riaktivizimi i minierave ka nisur ku tashmë një minierë aktive e viteve ’70 në zonën e Kolonjës parashikohet që të nisë funksionimin sipas një leje të dhënë në nëntor 2022.

Kompania ka kërkuar që të pajiset me autorizimet e nevojshme pas shpalljes si fituese e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon që të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 0.960 km2 dhe prodhim vjetor prej 100 mijë tonë në vit.

“Industria e qymyrgurit në Shqipëri ka qenë shumë e zhvilluar kohë më parë. Me ndryshimet teknologjike ajo pësoi rënie të prodhimit të saj. Sot industritë më të mëdha në botë përpunuese janë në kërkim të mineralit të qymyrgurit. Shqipëria ka potencial për zhvillimin e kësaj industrie.

Projekti i hartuar ka për qëllim studimin e mundësisë së shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit qymyrgur të objektit “Bezhan”, Qarku Korçë nga subjekti privat “SELENICA BITUMINOUS GRAVEL” Shpk që ka paraqitur kërkesën për marrjen e lejes minerare të shfrytëzimit” thuhet në përmbledhjen jo teknike të kompanisë. Vlera e investimit parashikohet rreth 208 milionë lekë, raporton Monitor.

I njëjti dokument saktëson historikun e minierës duke nënvizuar se projekti për shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit qymyrgur do të zhvillohet në Zonë Minerare Nr. 31/22 (ish leja minerare me Nr. 1613).

“Kjo karierrë ka qenë e hapur prej shume vitesh, mbi këtë sipërfaqe janë kryer një mori punimesh gjeologjike nga Ish-Ndërmarrja Gjeologjike Korçë që prej vitit 1970 dhe me pas ky aktivitet minerar ka vazhduar deri në vitin 1992.

Në këtë sipërfaqe gjenden shkurre të vogla karakteristike lokale si murrizi, driza, ferra dhe shkurre të tjera të ulta që i takojnë zonës përreth” thuhet në dokument.

Sipas Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milion ton. Ato gjenden në 3 burimet kryesore : rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori