LAJMI I FUNDIT:

Kritikët e Kadyrovit përgënjeshtrojnë Vuçiqin, mohojnë “përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve” në Kosovë

Kritikët e Kadyrovit përgënjeshtrojnë Vuçiqin, mohojnë “përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve” në Kosovë

Figurat opozitare çeçene, Akhmed Zakaev, dhe Dzhambulat Suleimanov, kanë mohuar përfshirjen në aksione në Kosovë të grupeve “të caktuara çeçene dhe çerkeze”, siç pretendoi më 21 gusht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 gusht deklaroi në Beograd se Serbia ka informacione se para përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.


Ai tha se detyra e tyre ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

“Qëndrimi i një grupi që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H.A. dhe M.A, persona të lidhur me Dzhambulat Suleimanov dhe Akhmed Zakaev, kundërshtarë të njohur të Ramzan Kadyrov, është evidentuar”, tha Vuçiq.

Por, Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se “nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë”.

Vuçiq tha se çeçenët kanë komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës, reagon Presidenca: Këto dezinformata po mbështeten nga mediet pro-qeveritare
Lexo po ashtu Vuçiq tha se çeçenët kanë komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës, reagon Presidenca: Këto dezinformata po mbështeten nga mediet pro-qeveritare

Dzhambulat Suleimanov, që udhëheq Komitetin çeçen të Fondacionit Shtetëror “Tolam”, me seli në Evropë, tha të njëjtën gjë.

“Mendoj se ky është një provokim nga ana e Serbisë, aleates së Rusisë”, tha ai.

Ata po ashtu thanë se nuk i njohin personat që Vuçiqi i përmendi më 21 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference në Beograd po ashtu tha se këta persona më 3 gusht janë takuar me shtetasin turk D.I.H në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

“Ata shprehën interesim për gatishmërinë e serbëve për t’iu kundërvënë autoriteteve në Prishtinë, se si dhe në çfarë mënyre mund të ofrojnë informacione për shërbimet e tjera të huaja të inteligjencës për të neutralizuar grupet e armatosura të serbëve në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, këto grupe çeçenësh dhe çerkezësh kanë hyrë në Kosovë me një automjet me targa të Novi Pazarit, qytet në Serbi.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me pyetjen nëse kanë informacione për këto pretendime të Vuçiqit se tre personat me enti çeçene dhe çerkeze kanë hyrë në Kosovë. Por, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

“Vuçiq ka gënjyer”, “Presion i stilit Millosheviq, do të dështojë” – reagimet që erdhën nga Kosova pas konferencës së presidentit serb
Lexo po ashtu “Vuçiq ka gënjyer”, “Presion i stilit Millosheviq, do të dështojë” – reagimet që erdhën nga Kosova pas konferencës së presidentit serb

Serbia dhe Republika ruse e Çeçenisë nuk kanë raporte intensive ekonomike dhe politike, por në fund të qershorit të vitit 2021, një delegacion i Forumit Mysliman Evropian, që udhëhiqet nga Abdul-Wahed Niyazov, i cili në Rusi konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, kishte vizituar Novi Pazarin.

Ai kishte premtuar se me mjete të Republikës Çeçene do të ndërtohej Qendra arsimore islamike për mësimin e Kuranit. Ky institucion është thënë se do të emërohej pas Ahmad Kadyrov, babai i liderit aktual çeçen, Ramzan Kadyrov.

Abdul-Wahed Niyazov, së bashku me një delegacion të Forumit Mysliman Evropian, kishin vizituar Kosovën më 6 korrik të vitit 2021. Atëbotë, kryeimami i Kosovës, Vedat Sahiti, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka pasur informata se me kë kanë afërsi anëtarë të caktuar të këtij delegacioni dhe as me pretendimet që Niyazov është i afërt me Kremlinin./REL

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori