LAJMI I FUNDIT:

Kritika për shkarkime politike e mungesë të strategjisë, MPJD thotë se vendosën ligjshmërinë

Kritika për shkarkime politike e mungesë të strategjisë, MPJD thotë se vendosën ligjshmërinë

Ministria e Punëve të Jashtme vitin e kaluar është akuzuar për shkarkime dhe mungesë të strategjisë në politikën e jashtme.

Derisa nga opozita thonë se është dëmtuar edhe subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, nga kjo Ministri thonë se nuk ka pasur shkarkime por vendosje të ligjshmërisë dhe se gjatë vitit të kaluar është rritur imazhi pozitiv i Kosovës.


Deputetja e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj thotë se MPJ ka funksionuar pa strategji.

“Pa strategji, qeveria në fakt veç e ka dëmtuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare me skandale të njëpasnjëshme, që kanë buruar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ta nisim me skandalin e shkarkimit të menjëhershëm të mbi 15 apo 16 ambasadorëve, ku vendet kyçe kanë ngelur pa ambasadorë në periudhat kur në Kosovë kishte kriza të ndryshme, janë ambasadorë që përcjellin politikat e shtetit të Kosovës dhe që lobojnë tek ato vende për të treguar se cili është realiteti”, thotë ajo.

Kritika për mungesë të rezultateve drejton edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Arben Fetoshi.

Sipas tij, gafat dhe skandalet kanë qenë kryefjalë e këtij dikasteri që gjatë vitit 2022 nuk pati ndonjë rezultat të prekshëm.

“Rezultatet kanë munguar, për fat të keq Ministria e Punëve të Jashtme është karakterizuar jo vetëm me gafa por edhe me skandale.

Ajo ë besoj që do të mbahet mend është një fushatë politike e shkarkimeve që mendoj që padyshim lë shije të keqe jo vetëm për opinionin publik por edhe funksionimin e shërbimit tonë diplomatik.

Në anën tjetër sa i përket aktiviteteve mendoj që nuk kemi pasur ndonjë rezultat të prekshëm në kuptim të marrëdhënieve tona ndërkombëtare sepse nuk ka pasur njohje të reja sepse pavarësisht aplikimeve në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian nuk kemi rezultate të cilat do të na bënin optimistë për epilogun e aplikimeve”, thotë Fetoshi.

Por, ndryshe shprehet zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili thotë se kanë vendosur ligjshmëri me lirimin nga detyra të disa diplomatëve.

“Ne nuk kemi bërë asnjë shkarkim, ne kemi vendosur ligjshmëri në sistemin tonë, këtu ka pasur konkurse në të kaluarën të cilat nuk janë mbyllur asnjëherë që ligjërisht nënkupton që ato kanë dështuar pas një periudhe të caktuar pas tre katër muajve, por në emër të së cilave konkurse pas një apo dy vite janë punësuar njerëz kështu si nga tavolina suedeze kënd kanë dashur.

Nuk mund të kemi një diplomaci që përfaqëson shtetin numër një për sundimin e ligjit në rajon me diplomatë të cilët nuk janë ligjshëm të punësuar, dhe vendosja e ligjshmërisë ka bërë që ata persona të lirohen, pra nuk ka pasur shkarkime”, thotë Ahmeti në një intervistë për KosovaPress.

Ahmeti thotë se të gjitha vendimet kanë qenë të ligjshme dhe se të njëjtat nuk kanë të bëjnë me parti politike.

“Ka ndikuar jashtëzakonisht mirë sepse kur ke diplomatë të cilët janë të ligjshëm përparësia e tyre është që nuk e kanë barrën e kësaj çështje, duhet të them që në mesatar cilësia e diplomatëve dhe emërimeve të cilat janë bërë, qoftë nga diplomatët e karrierës, qoftë nga ambasadorët nga çelësi politik që parashihet ligjërisht, cilësia është më e lartë se që e kishim më herët, dhe kjo punë po shihet.

Republika e Kosovës ka hapur disa fronte diplomatike, qoftë në multilaterale, qoftë në bilaterale dhe në të gjitha kemi progres, dhe besoj që imazhi i Kosovës në botë ka ndryshuar jashtëzakonisht për të mirë”, shton Ahmeti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori