LAJMI I FUNDIT:

Kritika për kompaninë që krijoi këpucë me takë për bebe (Foto)

Kritika për kompaninë që krijoi këpucë me takë për bebe (Foto)

Prindërit e kanë kritikuar ashpër një kompani nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, pasi reklamoi këpucët me takë të krijuara për vajzat e vogla.

Kjo u konsiderua si e ekzagjeruar dhe e pështirë, meqenëse këto veshje për këmbë janë për të rritura dhe jo për fëmijë, transmeton Telegrafi.


Këpucët bizare dhe të papërshtatshme për fëmijë

Madje, ka të tillë që kanë kërkuar të ndërmerren masa mbi prodhuesin, me pretendimin se këto këpucë kanë përmbajtje erotike.

Kritika nga prindërit, për veshjen e ekzagjeruar

Mirëpo, zyrtarë të kompanisë dhe dizajnerët që i krijuan, kanë thënë se nuk ka të bëjë me këtë gjë, ndërsa janë vetëm një lojë. “Këto veshje i shfaqin vajzat si zonjusha të vogla dhe jo si modele erotike. Janë këpucë të buta dhe që nuk ia lëndojnë këmbën, madje janë gjashtëmuajshet, që nuk ecin” thuhet në komunikatë.

Punimet e çuditshme që po kërkohen të hiqen nga tregu

Megjithatë, prindërit nuk janë bindur dhe kanë kërkuar që të hiqen tërësisht nga tregu dhe të largohen postimet në rrjetet sociale.

Veshjet që imitojnë dizajnët e të rriturave

“Prej fjongos së kokës, deri te taket e gjatë, të gjitha janë për të rritura dhe nuk bëjnë pjesë në veshjet për fëmijë”, është një koment lidhur me rastin bizar. /Telegrafi/