LAJMI I FUNDIT:

Krisma në Prilep, lëndohen dy persona

Krisma në Prilep, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar nga shkrepja e armëve në një objekt në Prilep. Dy personave të lënduar iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Prilepit, ndërsa policia heton kryesin.

Siç njoftojnë nga MPB, sot në mëngjes rreth orës tre në SPB Manastir është raportuar se në një objekt në afërsi të stacioni hekurudhor në Prilep janë përdorë armë zjarri, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje ku janë gjetur dy persona, njëri me inicialet M.M (43) dhe i dyti me inicialet O.I (28) nga fshati Lazhani të Prilepit, me lëndime në kokë. Ata janë bartur në Spitalin Klinik të Prilepit ku iu është dhënë ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.

Këqyerjen e vendit të ngjarjes ka kryer ekipi i stacionit policor Prilep. Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/