LAJMI I FUNDIT:

Krimineli ‘më i kërkuar’ i Ekuadorit zhduket nga burgu

Krimineli ‘më i kërkuar’ i Ekuadorit zhduket nga burgu

Krimineli “më i kërkuar i Ekuadorit”, udhëheqësi i grupit kriminal Los Choneros, u zhduk nga burgu ku mbahej, thanë autoritetet të dielën dhe nisën një operacion për gjetjen e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerali Cesar Zapata, komandanti kombëtar i policisë, tha në një konferencë për shtyp se forcat e armatosura të vendit kishin përcaktuar se një nga të burgosurit në burgun Guayaquil ishte zhdukur.


Ndërsa Zapata nuk e përmendi të burgosurin me emër, zyra e prokurorit tha se do të hetonte “arratisjen e supozuar” të Jose Adolfo Macias, liderit të Los Choneros.

Macias, pseudonimi i të cilit është “Fito”, u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë trafik droge dhe vrasje.

Los Choneros është një organizatë kriminale që autoritetet kanë lidhur me zhvatjen, vrasjen dhe trafikun e drogës, ndër krime të tjera, dhe të akuzuar për kontrollin e burgjeve kryesore të vendit.

“Ne jemi mirënjohës për guximin dhe përkushtimin e forcave të zbatimit të ligjit, të cilët, në një operacion që përfshin më shumë se 3,000 njerëz, kanë ndërhyrë në burg në kërkim të të burgosurit më të kërkuar”, tha zëdhënësi presidencial Roberto Izurieta.

Organizatat kriminale rivale përplasen shpesh në burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit dhe numrat zyrtarë tregojnë se më shumë se 400 të burgosur kanë vdekur që nga viti 2021. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori