LAJMI I FUNDIT:

Krimet serbe në Kosovë, brenda shtëpisë ku u vranë 53 civilë shqiptarë në Poklek

Krimet serbe në Kosovë, brenda shtëpisë ku u vranë 53 civilë shqiptarë në Poklek

Një krim mizor kishte ndodhur brenda mureve të një shtëpie në Poklek të Drenasit 23 vjet më parë.

Në një dhomë të kësaj shtëpie forcat ushtarake e policore serbe kanë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, pleq, gra e fëmijë, madje edhe të sapolindur.


Aty ende ka gjurmë e dëshmi që faktojnë mizorinë e 17 prillit 1999.

Shtëpia gjendet në fshatin Poklek të Drenasit dhe pronari i saj është akoma gjallë për ta treguar këtë histori.

“Në këtë dhomë janë vrarë 51, babën edhe Ymerin e kanë qitë ma poshtë edhe i kanë ekzekutu. Kjo masakër është kryer në shtëpinë time. Në këtë masakër i kam pas 14 anëtarë të familjes, babën, nanën, katër motra bashkëshorten me katër fëmijë edhe bashkëshortja e vëllaut me katër fëmijë”, ka thënë ish-luftëtar i UÇK-së, Fadil Muçolli.

Fadil Muçolli, ish-luftëtar i UÇK-së

Ushtria serbe nuk ishte mjaftuar vetëm me vrasjen e civilëve shqiptarë.

“Forcat serbe janë kthye prapë këtu edhe i kanë kallë kufomat, të nesërmen prapë janë ardh dhe i kanë djeg edhe një herë”, ka shtuar ai.

Pos marrjes së gjithë këtyre jetëve, serbët kishin djegur edhe këtë shtëpi së bashku me dy të tjera afër saj.

E, për Fadil Muçollin as për këto dëme nuk është bërë kurrfarë kompensimi.

“Për mu drejtësia është në komë. Dikush që është në komë e ka vetëm frymëmarrjen”, ka theksuar Muçolli.

Por, këto tri shtëpi nuk ishin të vetmet që u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.

Për identifikimin e këtyre dëmeve kishte ekzistuar një institut, të cilin e para shuarjes e drejtonte profesori Ismet Salihu.

Ismet Salihu, profesor universitar

Ai tregon për numrin e objekteve të dëmtuara nga serbët në Kosovë.

“Në mesin e këtyre krimeve, serbët kanë kryer edhe krimin e shkatërrimit të pasurisë materiale. Llogaritet që përafërsisht rreth 100 mijë shtëpi, objekte, fabrika janë shkatërruar gjatë luftës nga forcat paramilitare, ushtarake, policore serbe”, është shprehur Salihu.

Salihu shton  se po punohet që ky institut të fillojë përsëri punën dhe sipas tij me krijimin e tij do të evidentohen më saktë të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për detaje rreth statistikave dhe dokumentacioneve për dëmet e kryera nga Serbia, por ky institucion nuk ka ofruar asnjërën prej tyre.

Ministria ka treguar vetëm kompetencat e Departamentit për Drejtësinë Tranzicionale.

Para dy javësh, Qeveria ka miratuar Projektligjin i cili i hapë rrugë rithemelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori