Lajmi për mbylljen e mundshme të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara ka ngjallur reagime të shumta, sidomos mes krijuesve të përmbajtjes që e kanë këtë platformë si burimin kryesor të të ardhurave dhe punën e tyre me kohë të plotë.
Për sensacionin online, Erika Thompson, TikTok është një ndër platformat më të fuqishme të mediave sociale, të cilën ajo e përdor për të edukuar 11 milionë ndjekësit e saj mbi pasionin e saj jetësor – bletët.
Mbyllja e platformës në ShBA është bërë gjithnjë e më e mundshme pas konfirmimit të ndalimit nga Gjykata e Lartë. Për bletërritësen Thompson nga Teksasi, kjo do të ishte një goditje e rëndë financiare, por gjithashtu një humbje e madhe si mjet edukativ.
“Ka shumë njerëz të tjerë në platformë që ofrojnë përmbajtje edukative ose informuese”, tha ajo për BBC. “Kjo është humbja më e madhe, dhe duhet të fokusohemi pikërisht në këtë aspekt, përtej ndikimit financiar. Si shoqëri – përdorues të TikTok-ut – do ta ndjejmë padyshim këtë humbje”.
@texasbeeworksAnother great day of saving the bees!
Rreth 170 milionë amerikanë përdorin këtë aplikacion dhe faqen e internetit. Nëse kompania mëmë ByteDance, me seli në Kinë, nuk e shet platformën ose nuk ndërhyn ekzekutivi, TikTok do të ndalojë së funksionuari në ShBA të dielën.
Ky vendim pasoi një votim nga të dyja partitë, demokratët dhe republikanët, të cilët mbështetën ndalimin për shkak të lidhjeve të supozuara me qeverinë kineze dhe shqetësimeve për sigurinë kombëtare. TikTok ka mohuar në mënyrë të përsëritur ndarjen e informacioneve me Pekinin.
Krijuesit dhe përdoruesit thonë se TikTok ka transformuar mënyrën se si ndërveprojmë në rrjetet sociale, duke u dhënë njerëzve të zakonshëm mundësinë për të arritur miliona ndjekës. Për disa, ajo është bërë rrjeti i tyre i preferuar social, ndërsa për të tjerë një burim jetik i të ardhurave.
Erika Thompson tha se TikTok ishte platforma ku ajo pati suksesin më të madh. Videoja e saj e parë arriti mbi 50 milionë shikime brenda 24 orëve. “Nuk kam pasur të njëjtin sukses në platformat e tjera”, shtoi ajo. “Mund të postoj të njëjtën video në Instagram, por nuk marr të njëjtën ndërveprim dhe shikueshmëri”.
@rosssmith A final message? ❤️ Thank you 🙏🏻 #savetiktok ♬ Very Sad – Enchan
Ross Smith, i cili publikon video humoristike me gjyshen e tij 98-vjeçare për më shumë se 24 milionë ndjekës, përshkroi TikTok-un si një nga platformat e pakta ku krijuesit mund të arrijnë sukses gjatë natës. “Rrallë dëgjon që dikush të bëhet viral në Instagram, por këtë e dëgjon shpesh për TikTok-un”, tha ai.
Disa krijues, si Codey James, influencues në modë, theksuan se audienca nuk kalon domosdoshmërisht nga një platformë në tjetrën. “Njoh dikë me qindra mijëra ndjekës në TikTok dhe vetëm disa mijëra në Instagram”, tha ai për BBC.
Ndikimi financiar i ndalimit do të ishte i madh për shumë krijues që mbështeten te TikTok për të ardhurat e tyre. Nicole Bloomgarden, stiliste dhe artiste, tha për BBC se shumica e bashkëpunimeve të saj me brendet janë të fokusuara në TikTok. “TikTok është indirekt burimi më i madh i të ardhurave të mia, sepse të gjithë brendet duan që promovimet e tyre të jenë në këtë platformë”, tha ajo.
@nicolebloomgarden GREAT experience, get those Childish Gambino tickets ##aegpartner ♬ original sound – Nicole Bloomgarden
Një anketë nga Linktree në 2022 tregoi se 12% e krijuesve me kohë të plotë fitojnë më shumë se 50,000 dollarë (48 mijë euro) në vit nga platformat e rrjetet sociale, ndërsa 46% fitojnë më pak se 1,000 dollarë (970 euro).
Mbyllja e TikTok-ut në ShBA do të ndikonte jo vetëm te krijuesit dhe ndjekësit, por edhe në ekosistemin më të gjerë të rrjeteve sociale, duke lënë një boshllëk që ende nuk është mbushur nga platformat e tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Olivia Culpo është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me Christian McCaffrey

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja – dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa