LAJMI I FUNDIT:

Krijohet parlamenti i përbashkët franko-gjerman

Krijohet parlamenti i përbashkët franko-gjerman

Ndërsa Britania nuk ka vendosur ende se si do ta realizojë Brexit-in, Franca dhe Gjermania kanë krijuar një parlament të përbashkët me synim për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Parisi dhe Berlini synojnë ringjalljen e boshtit kryesor të Bashkimit Europian, në një kohë që kohezioni brenda bllokut po vihet në prova nga rritja e nacionalizmit.

Për herë të parë në histori, parlamentet e Francës dhe Gjermanisë kanë zhvilluar një seancë të përbashkët me synim për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Sesioni, kryesisht ceremonial, do të mblidhet dy herë në vit dhe formohet nga 100 ligjvënës, 50 prej secilit vend.

Në janar, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nënshkruan traktatin e ri të Aachen-it për të rinovuar marrëveshjen e pajtimit të pasluftës të vitit 1963.

Ai ka për qëllim ringjalljen e boshtit kryesor të Bashkimit Europian, ndërsa nacionalizmi në rritje euroskeptik po vë në provë kohezionin e bllokut, përcjell oranews.tv.

Forcimi i bashkëpunimit franko-gjerman vjen në një kohë të vështirë për bllokun që po përgatitet një Brexit pa marrëveshje.

Komisioni Europian i ftoi të hënën në mëngjes qytetarët dhe kompanitë që të informohen për të gjitha pasojat e mundshme nga një skenar i tillë.

Në Londër, kryeministrja Theresa May po bën përpjekjet e fundit për t’i bindur kundërshtarët e marrëveshjes së negociuar me Brukselin. Por deri tani ajo nuk ka mbështetjen e nevojshme për ta kaluar.

“Derisa kjo dhomë të bjerë dakord, Brexit pa marrëveshje nuk do të ketë. Anulimi i Brexit-it nuk duhet të ndodhë,” i tha May-i parlamentit.

Ndërkohë tani May, ndeshet dhe me kërkesën për dorëheqje nga një grup ligjvënësish rebelë.

Në krye të tyre qëndron ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori