Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë turëve të dëgjimit para fushatës zgjedhore, kishte bërë disa premtime.

Veseli kishte takuar shumë organizata dhe kompani për inovacion dhe teknologji informative, të cilëve u kishte premtuar trajtim, kushte dhe mbështetje të veçantë nga shteti.


Me këtë rast me iniciativë të Veselit është krijuar Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka vendosur që PDK-ja të qeverisë me të.

Një premtim tjetër parazgjedhor i kreut të PDK-së ishte se Ministria e Kulturës do të zhvendoset në qytetin e Prizrenit.

Kryetari i PDK-së po ashtu në vazhdimësi ka shfaqur shqetësime edhe për gjendjen në shëndetësi dhe për mungesën e prioriteteve shtetërore për sistemin shëndetësor.

Për  këtë, lideri i PDK-së e ka emëruar në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, i cili ka magjistruar në Harvard të SHBA-së për administratë publike dhe më parë ka qenë shef i kabinetit të kryeparlamentarit Veseli.

Mbetet të shihet përkushtimi i ministrave të PDK-së për përmbushjen e premtimeve elektorale të Veselit.

21733774 10214940395401321 1004647435 o

21742203 10214940395361320 720690232 o

21729486 10214940395321319 2121777093 n 1