LAJMI I FUNDIT:

Krijimi i hartave inteligjente – bashkëpunim në mes të Toyotas, Nissanit dhe Qeverisë japoneze

Krijimi i hartave inteligjente – bashkëpunim në mes të Toyotas, Nissanit dhe Qeverisë japoneze

Qeveria japoneze dhe gjigantët e makinave, Toyota dhe Nissan, do të fillojnë një bashkëpunim për zhvillimin e hartave inteligjente në vitin 2018.

Nikkei Daily raporton se ky bashkëpunim vjen pas rritjes së konkurrencës për zhvillimin e makinave autonome, transmeton Koha.net.


Kompanitë e makinave, ato të krijimit të hartave dhe Qeveria do të bashkojnë forcat që të krijojnë harta inteligjente të standardizuara, me planet që të përfshijnë të dhënat e makinës të mbledhura nga krijuesit e makinave.

Sistemet inteligjente të hartës ofrojnë informacione të makinave pa shofer, të cilat janë të pajisura me sensorë të skanimit të rrugës për të shikuar trafikun dhe kushtet e rrugës.

Përveç tyre edhe shumë kompani të tjera janë duke e zhvilluar teknologjinë e makinave vetvozitëse.