LAJMI I FUNDIT:

Krichbaum: Gjermania është shumë e qartë – asnjë ndryshim kufiri dhe këmbim i territorit në Ballkan

Krichbaum: Gjermania është shumë e qartë – asnjë ndryshim kufiri dhe këmbim i territorit në Ballkan

Gjermania është shumë e qartë – asnjë ndryshim kufiri dhe këmbimi i territorit në Ballkan nuk është i mundur.

Tërheqjen e linjave në baza etnike, Berlini e sheh si rrezik, dhe për këtë pajtohet edhe kryetari i Komisionit për punë evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum.


Siç ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb “Ekspres.net”, përcjell Telegrafi, shtetet e Ballkanit Perëndimor kur flasin për zgjidhjet e mundshme duhet të marrin në konsideratë edhe pasojat që mund të kenë këto zgjidhje për rajonin.

“Sa herë që diskutojmë zgjidhjet e mundshme për problemet bilaterale, duhet të marrim parasysh pasojat për vendet e tjera. Prandaj, është vendimtare të veprohet në mënyrën më të ndjeshme”, citohet të ketë thënë Krichbaum.

Sipas tij, kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, “nuk është çështje nëse ndonjë zgjidhje është e pranueshme nga këndvështrimi i Gjermanisë”.

“Në vend të kësaj, Evropa si tërësi duhet të pyetet nëse shkëmbimi territorial krijon më shumë probleme për rajonin sesa zgjidhje. Vendet fqinje kanë një qëndrim mjaft kritik ndaj një opsioni të tillë, siç është Maqedonia Veriore me një minoritet të rëndësishëm shqiptar. Sipas mendimit tim, diskutimi publik në Serbi është shumë i fokusuar në çështjen e Kosovës, ndërsa sfidat më të mëdha për të ardhmen e këtij vendi janë mjaft të ndryshme, por nuk diskutohen në mënyrë kaq thelbësore”, ka thënë tutje Krichbaum. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori