LAJMI I FUNDIT:

Kreu i SHISH, Visho Ajazi përgjoi telefonat e Ramës dhe Metës?

Kreu i SHISH, Visho Ajazi përgjoi telefonat e Ramës dhe Metës?

Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, deklaron se kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, ka përgjuar bisedat telefonike mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Kjo gjë, që sipas tij, ka ndodhur kur PS-ja ishte në opozitë. Këtë deklaratë bombë Ndreu e ka lëshuar në një intervistë televizive duke shtuar se një gjë e tillë është konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë për veprimtarinë e SHISH-it.

“Çfarë gjetëm në SHISH? Gjetëm përgjime që nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit e të gjithë. Na u tha se përgjigjet kanë dalë indirekt, gjatë përgjimeve ndaj një të inkriminuari. Por, në fakt, na rezultoi se përgjimi ishte mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit”, tha Ndreu.


Për deputetin socialist ky përfundim është arritur disa muaj më parë, kur një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Sigurisë kanë bërë kontroll në institucionin e drejtuar nga Ajazi. Por ajo që mbetet paksa e çuditshme është përgjigjja e dhënë nga titullari i SHISH-it, i cili, sipas deputetit Ndreu, është justifikuar “se përgjimi i Ramës dhe Metës ishte periferik, pasi në hetim ishte një i inkriminuar”.

Deputeti socialist bëri ndër të tjera me dije se Komisioni i Sigurisë ka bërë një raport të detajuar për këtë, por puna ka ngecur. Duke mos dhënë asnjë arsye se pse ka ngecur në këtë pikë nga ana e Komisionit të Sigurisë, Ndreu ka thënë se kjo është detyra që bëjnë deputetët, ndërsa për vijimësinë u mbetet institucioneve të tjera të ndjekin hapat sipas ligjit.

“Ne kemi bërë raportin tonë dhe kjo është puna jonë. Kjo mbeti me kaq”, theksoi ai. Nëse këto deklarata të cituara nga anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, nxjerrin fakte të vërteta rreth përgjimit të Ramës dhe Metës, atëherë kjo do të ishte një cenim i sigurisë për dy institucionet kryesore në vend, atë të Kryeministrisë, si dhe Presidencës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori