LAJMI I FUNDIT:

Kreu i opozitës në parlamentin malazez, Zhivkoviq: Kemi shumicën për ta rrëzuar kryeministrin Krivokapiq

Kreu i opozitës në parlamentin malazez, Zhivkoviq: Kemi shumicën për ta rrëzuar kryeministrin Krivokapiq

Kreu i grupit më të madh opozitar në Mal të Zi, DPS-së, Danijel Zhivkoviq, deklaroi sot se nisma për ndryshimin e qeverisë malazeze ka shumicën e nevojshme në parlament.

“Mbi dy të tretat e shumicës janë shprehur se kjo qeveri nuk ka mbështetje. DPS është një subjekt serioz dhe mos kini dyshime se iniciativat tona do të ketë sukses. Unë pretendoj se nisma për ndryshimin e qeverisë do të ketë shumicën e nevojshme”, tha Zhivkoviq.


Ndërkohë, kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq tha se mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë ishte marketing politik për zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe tre partitë e koalicionit qeverisës thanë se nuk do ta mbështesin propozimin e opozitës.

Të tre anëtarët e koalicionit të shumicës në pushtet kanë njoftuar se nuk do të mbështesin një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, raporton rtcg.

Fronti Demokratik (DF), i cili është kritikuesi më i ashpër i qeverisë së kryeministrit Krivokapiq, fillimisht e njoftoi këtë, por ai deklaroi se nuk do ta rrëzonte qeverinë me DPS-in. Edhe demokratët e Aleksa Beçiqit deklaruan se nuk do të votojnë për iniciativën.

Propozimi i opozitës i dorëzuar në parlament më 29 nëntor nga anëtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), partive shqiptare, Partisë Boshnjake dhe dy partive Socialdemokrate, thoshte se Mali i Zi ishte futur në krizën më të madhe politike dhe institucionale që prej votimit të tij.

Sipas Kushtetutës, Kuvendi me shumicën e votave të të gjithë deputetëve vendos për (mos)besimin e qeverisë.

Kjo do të thotë se vota e mosbesimit ndaj qeverisë kalon me 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në mbledhjen aktuale të Kuvendit të Malit të Zi. /Telegrafi/