LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, FSB-ja ruse është urdhëruar të vrasë Yevgeny Prigozhinin

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, FSB-ja ruse është urdhëruar të vrasë Yevgeny Prigozhinin

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) është ngarkuar të vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin fluturoi me aeroplan në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund një rebelimi të shkurtër nga luftëtarët e Wagner gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.


“Yevgeny Prigozhin do të transferohet në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, për t’i dhënë fund rebelimit të armatosur të sotëm kundër udhëheqjes ushtarake ruse”, është bërë e ditur nga Kremlini.

BBC: Wagner është ende duke rekrutuar anëtarë të rinj në Rusi
Lexo po ashtu BBC: Wagner është ende duke rekrutuar anëtarë të rinj në Rusi

“Kreu i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht”, njoftoi Kremlini pas kryengritjes.

Kujtojmë që Budanov që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka paralajmëruar se Prigozhin po tenton t’ia merr pushtetin presidentit rus Vladimir Putin.

Lëvizjet e fundit të Kremlinit mbështesin teoritë e tij, dhe largimi i Prigozhinit nga Moska dhe qëndrimi në Bjellorusi, tregoi qartë se Putin nuk e dëshiron më afër vetes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori