LAJMI I FUNDIT:

Kreu i departamentit të besimit dhe sigurisë në OpenAI njofton se do të ofrojë dorëheqjen

Kreu i departamentit të besimit dhe sigurisë në OpenAI njofton se do të ofrojë dorëheqjen

Kreu i departamentit të besimit dhe sigurisë i OpenAI njoftoi të enjten se planifikon të jap dorëheqje nga pozita e tij.

Dave Willner, i cili ka udhëhequr ekipin e besimit dhe sigurisë të firmës së inteligjencës artificiale që nga shkurti 2022, tha në një postim në LinkedIn se ai “po largohet nga OpenAI si punonjës dhe po kalon në një rol këshillues” për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.


Largimi i Willner vije në një moment të rëndësishëm për OpenAI.

Pas suksesit viral të ChatGPT, chatbot-it të kompanisë me inteligjencë artificiale në fund të vitit të kaluar , OpenAI është përballur me një kontroll në rritje nga ligjvënësit, rregullatorët dhe publiku mbi sigurinë e produkteve të saj dhe përfshirjes potenciale të tyre për shoqërinë, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman bëri thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale në një panel dëgjimor në Senatin Amerikan gjatë muajit mars.

Ai u kishte thënë ligjvënësve se potenciali që inteligjenca artificiale të përdoret për të manipuluar votuesit dhe të shënjestërojë disinformimin është në mesin e fushave që e shqetësojnë atë më së shumti, veçanërisht sepse “vitin tjetër do të kemi zgjedhje, dhe këto modele po bëhen më të përsosura”.

Në postimin e së enjtes, Willner – rezymeja e të cilit përfshin edhe Facebook dhe Airbnb – vuri në pah se “OpenAI është futur në një fazë me intensitet të lartë në zhvillimin e saj”, dhe se roli i tij “ishte rritur dramatikisht më shumë nga kur i isha bashkuar kompanisë”.

Një deklaratë nga OpenAI për largimin e Willner tha se “puna e tij ka qenë themelore në funksionalizimin e angazhimit tonë për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë sonë dhe ka hapur rrugën për përparimin e ardhshëm në këtë fushë”.

Shefja e Teknologjisë në OpenAI, sipas kompanisë Mira Murati do të bëhet menaxherja e përkohshme e ekipit të besimit dhe sigurisë dhe Willner do të këshillojë ekipin deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/