Policia e Krujës ka zbardhur dhe dokumentuara 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë dhe ka arrestuar autorin e dyshuar.

Në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.


Konkretisht, dyshohet se ky shtetas: më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël; më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.