LAJMI I FUNDIT:

Krerët shtetëror bullgar sot diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Krerët shtetëror bullgar sot diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev për sot ka caktuar takim konsultativ të kreut shtetëror për raportet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe ftesën që e pret nga BE për fillim të negociatave për anëtarësim.

Takimi do të mbahet në ora 09:30, ndërsa tema është “Pasqyra e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të rezultateve nga puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore dhe pritja e ftesës deri te RMV për inkuadrim në BE”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Presidenti Radev në takim ka ftuar kryeministrin Boyko Borisov, kryetaren eKuvendit Cveta Karajançeva, zv.kryeministren për reforma në gjyqësi dhe ministre për punë të jashtme Ekaterina Zakharieva, koordinatorët e grupeve parlamentare, kryetarët e Komisioneve parlamentare për politikë të jashtme dhe çështje evropiane dhe kontroll të fondeve evropiane, të Komisionit zgjedhor si dhe përfaqësuesi i Komisionit të përzier të ekspertëve për punë historike dhe arsimore.

Zëvendëskryeministri bullgar dhe lider i VMRO-bullgare Krasimir Karakaçanov duke komentuar intervistën kohë më parë të presidentit Stevo Pendarovski dje ka thënë se “nëse Komisioni për çështje historike dhe arsimore nuk ka afat, atëherë nuk ka afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”.

“E papranueshme është dikush të mendojë se ata thjesht do ta shfrytëzojnë Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, ka thënë Karakaçanov.

Pritet që pas takimit të sotëm, krerët shtetëror në Bullgari të dalin me përgjigje konkrete për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori