LAJMI I FUNDIT:

Krerët e më shumë se 20 shërbimeve të inteligjencës botërore zhvilluan një takim sekret në Singapor

Krerët e më shumë se 20 shërbimeve të inteligjencës botërore zhvilluan një takim sekret në Singapor

Zyrtarë të lartë nga dy dhjetëra agjencish më të larta të inteligjencës në botë, mbajtën një takim sekret në margjinat e takimit të sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor këtë fundjavë, raporton CNBC.

Takime të tilla organizohen nga qeveria e Singaporit, dhe janë mbajtur në mënyrë diskrete në një vend të veçantë krahas samitit të sigurisë për disa vite, thanë ata, duke theksuar se takimet nuk ishin raportuar më parë, transmeton Telegrafi.


SHBA u përfaqësua nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, kreu i komunitetit të inteligjencës së vendit të saj, ndërsa Kina ishte ndër vendet e tjera të pranishme, pavarësisht tensioneve mes dy superfuqive.

Samant Goel, kreu i krahut të Kërkimit dhe Analizës të agjencisë së inteligjencës jashtë shtetit të Indisë, gjithashtu mori pjesë, tha një burim indian.

“Takimi është një ngjarje e rëndësishme në agjendën ndërkombëtare në hije. Duke pasur parasysh gamën e vendeve të përfshira, ai nuk është një festival artizanal, por një mënyrë për të promovuar një kuptim më të thellë të qëllimeve dhe rezultateve përfundimtare. Ekziston një kod i pashprehur midis shërbimeve të inteligjencës që ata mund të flasin kur diplomacia më formale dhe e hapur është e vështirë – ky është një faktor shumë i rëndësishëm gjatë një kohe tensioni dhe ngjarja në Singapor ndihmon në promovimin e kësaj”, tha një person i njohur me diskutimet.

Të pesë burimet që folën për takimet nuk pranuan të identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Singaporit tha se pjesëmarrësit në Dialogun Shangri-La, duke përfshirë zyrtarë të lartë nga agjencitë e inteligjencës, po shfrytëzonin gjithashtu mundësinë për të takuar homologët e tyre.

“Ministria e Mbrojtjes e Singaporit mund të lehtësojë disa nga këto takime dypalëshe ose shumëpalëshe. Pjesëmarrësit menduan se takime të tilla të mbajtura në margjinat (të dialogut) ishin të dobishme”, tha zëdhënësi.

Ambasada amerikane në Singapor tha se nuk kishte informacion për takimin. Qeveritë kineze dhe indiane nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re operojnë rrjetin Five Eyes për të mbledhur dhe ndarë një gamë të gjerë informacionesh, dhe zyrtarët e tyre të inteligjencës takohen shpesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori