LAJMI I FUNDIT:

Krerët e institucioneve të ndarë për Demarkacionin (Video)

Krerët e institucioneve të ndarë për Demarkacionin (Video)

“Pra, mund t’iu them që nëse nuk ndodh ratifikimi atëherë liberalizimi i vizave nuk do të bëhet”. Ka mjaftuar kjo deklaratë e raportueses për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, për të reaguar presidenti dhe kryeministri i vendit.

“Nëse ne duam liberalizim të vizave, demarkacioni në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur në gusht 2015 duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.


Por, këmbëngulës në ndryshime vazhdon të jetë Haradinaj.

“Jemi në dijeni për qëndrimet e presidentit dhe për qëndrimin e shumë palëve në Kosovë. Besoj edhe ju e dini qëndrimin tim dhe Kosova e di, pra të gjeturat do të na drejtojnë nga mund të përfundojmë në arbitrazh dhe mund të jetë një prej opsioneve, sepse nuk po prejudikojmë tani në çfarë drejtimi do të shkojmë, ende është herët. Por një gjë të gjithë e dimi dhe besojmë të gjithë pajtohemi se nuk kanë dy të tretat për këtë versionin ekzistues, sepse është i gabuar. Kufiri vërtet është në Kullë dhe në Çakorr, ndërsa ka rënë në Kuqishtë dhe të gjithë e dimi që është gabim.”, ka thënë Haradinaj.

Jo vetëm presidenti dhe kryeministri i vendit nuk janë në rrugën e njëjtë sa i përket Demarkacionit.

Mos ratifikimi i demarkacionit po ndan edhe liderët e tjerë politik.

Ministri punëve të jashtme, Behxhet Pacolli e ka përkrahur versionin aktual.

Ndërsa anëtarja e Kryesisë së Nismas për Kosovën, Valdete Dushinca-Bajrami deklaron për Tribuna Channel se nuk përkrahin versionin aktual.

Kurse kryetarja e komisionit parlamentar për integrime evropiane, Blerta Deliu- Kodra nga PDK, tha se si subjekt politik e përkrahin versionin i cili është nënshkruar nga presidenti Thaçi, aso kohe kryeministër i vendit dhe nuk e kanë ndryshuar këtë qëndrim.

Më tej Kodra deklaroi se do të presin që gjatë javës së ardhshme që kryetari i komisionit për demarkacion Shpejtim Bulliqi të raportoj përpara komisionit për integrime evropiane, ku do t’i prezantoj edhe të gjeturat e këtij komisioni.

Kurse analisti politik, Fadil Lepaja tha se dy nga subjektet politike në këtë rast AAK dhe NISMA që i takojnë këtij koalicioni qeverisës edhe më herët e kanë kundërshtuar dhe kjo është e pritur edhe tash që të kemi një qasje të tillë nga këto dy subjekte.

Tensionet më të larat që kanë pasur ndonjëherë pozita dhe opozita në Kosovë kanë qenë për shkak të Demarkacionit. Madje, shumë muaj asnjë vendim nuk është marrë në Kuvend për shkak të bllokimit nga opozita.

Dy subjekte që atëherë ishin në opozitë tashmë janë pozitë. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori