LAJMI I FUNDIT:

Krerët e AKI-së do ta marrin 70% të pagës për pesë vjet

Krerët e AKI-së do ta marrin 70% të pagës për pesë vjet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), zëvendësdrejtori dhe kryeinspektori i AKI-së pas përfundimit të mandatit të marrin 70 për qind të pagës së tyre për pesë vjet.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka pasur raste ku drejtori e ka ndërprerë mandatin ndërsa siç tha ai AKI është arkiv i informatave dhe është rrezik të ekspozohen sidomos këto tri pozicionet e para.


“Ne rrezikojmë shumë që t’i lëmë të pambrojtur këto pozita në rast se nuk janë në punë. Kosova në kuadër të obligimeve që u jep atyre, në ruajtjen e sekretit të punës t’i marrë në mbulesë për një kohë të caktuar disa vjeçare”, tha Haradinaj. /Telegrafi/