LAJMI I FUNDIT:

Kremlini po ‘diskuton largimin’ e Putinit nga pushteti

Kremlini po ‘diskuton largimin’ e Putinit nga pushteti

Është shfaqur papritmas një raport, ku pretendohet se elita ruse ka filluar të zhgënjehet me pushtetin e Vladimir Putin.

Meduza, një ueb faqe e pavarur e lajmeve me bazë në Letoni, duke cituar burimet e saja afër Kremlinit, shkruajnë se presidenti rus është në fokusin e të pakënaqurve tek elita ruse, të cilët disa ishin mbështetës të luftës por edhe ata të cilët nuk e mbështetën luftën në Ukrainë.


Përderisa dihet për zemërimin tek ata që nuk e mbështetën aksionin ushtarak, raportohet se edhe ata të cilët e mbështetën Putinin kanë shfaqur pakënaqësi me mungesën e progresit të bërë nga ana e Rusisë, dhe raportohet se dëshirojnë një qasje “më të ashpër”.

Ushtria ukrainase publikon pamjet e sulmit me dronin kamikaz, hedhin në erë tankun rus
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase publikon pamjet e sulmit me dronin kamikaz, hedhin në erë tankun rus

Figura të mëdha të bizneseve dhe shumë anëtarë të qeverisë, thuhet se janë të pakënaqur me faktin se Putin filloi luftën pa menduar për pasojat e sanksioneve të vendosura ndaj tyre.

Disa burime afër administratës së tij, thonë se ka filluar që të diskutohet për një të ardhme pa presidentin Putin, dhe thuhet se kanë filluar edhe bisedat e fshehta në Kremlin se cili do mund të jetë pasardhësi i tij, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera këto burime të ueb faqes kanë thënë se në mesin e  të pakënaqurve janë edhe prefekti i Moskës, Sergei Sobayin, aleati kryesor i Putin dhe paraardhësi i tij, Dmitry Medvedev dhe zëvendës kryetari i parë i administratës presidenciale, Sergei Kiriyenko.

Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë
Lexo po ashtu Liderët perëndimorë pajtohen për dërgimin e më shumë armëve të sofistikuara në Ukrainë

Në raport thuhet se momentalisht nuk po diskutohet që Putin të largohet nga pushteti menjëherë, dhe nuk po përgatitet asnjë konspiracion ndaj tij, por që lihet të kuptohet se ka filluar të shihet një e ardhme në të cilën Putin nuk do të udhëheqë me shtetin.

“Presidenti ka shkaktuar ngatërresa, por që të gjitha mund të rregullohen pasi që të arrihet një marrëveshje me Perëndimin dhe Ukrainën”, tha njëri nga burimet për ueb faqen.

Megjithatë ueb faqja e lajmeve tha se të gjithë nga burimet e saj, theksojnë se të gjithë ata që janë në fuqi e dinë se Putin mund ta lërë presidencën, vetëm në qoftë se shëndeti i tij përkeqësohet edhe më shumë, duke shtuar se pakënaqësia e zyrtarëve të lartë nuk shfaqet askund, përveçse kur ata bisedojnë me njëri tjetrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori