LAJMI I FUNDIT:

Kremlini disa muaj para zgjedhjeve parlamentare kërkon ta shpall të paligjshme lëvizjen e opozitarit Alexei Navalny

Kremlini disa muaj para zgjedhjeve parlamentare kërkon ta shpall të paligjshme lëvizjen e opozitarit Alexei Navalny

Një gjykatë ruse ka vendosur ta dëgjojë çështjen e “ekstremizmit” kundër rrjetit politik të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny derisa Moska kërkon ta shpall të paligjshme këtë lëvizje që është kundërshtare e Vladimir Putin.

Kjo seancë, e cila do të jetë e mbyllur për publikun, është pjesë e një goditje gjithëpërfshirëse ndaj kritikut më të shquar të Putinit dhe mbështetësve të tij pasi Navalny i mbijetoi helmimit me agjentin nervor Novichok.


Si pjesë e përpjekjes – e cila vjen disa muaj para zgjedhjeve parlamentare – Dhoma e Ulët ka vendosur të debatoj Projektligjin që ndalon anëtarët e organizatave “ekstremiste” të zgjidhen si ligjvënës.

Prokurorët rusë në muajin prill kërkuan që rrjeti rajonal i Navalnyt dhe Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit të shpallet si organizatë “ekstremiste”, duke i akuzuar ata për komplot për të organizuar një kryengritje të mbështetur nga Perëndimi në Rusi.

Një vendim i tillë gjykate do ta vinte Navalny dhe mbështetësit e tij dhe mbështetësit financiarë në të njëjtin nivel me anëtarët e grupit Shteti Islamik dhe Al-Kaidës dhe do t’i kërcënonte ata me dënime me burg.

“Opozita do të shtypet. Duke shkatërruar opozitën, ata po shkatërrojnë legjitimitetin e tyre”, i tha AFP-së, Abbas Gallyamov, një analist i pavarur politik.

Navalny u shfaq si udhëheqës i opozitës ruse një dekadë më parë, duke udhëhequr protesta të mëdha anti-Kremlin të nxitura nga pretendimet për mashtrim elektoral të zgjedhjeve të 2011-së.

Themeluar në vitin 2011, Fondacioni Kundër Korrupsionit ka publikuar hetime të shumta mbi stilin e jetës të elitës ruse.

Edhe pse Navalny nuk u lejua të kandidonte kundër Putinit në një zgjedhje presidenciale të 2018-së, autoritetet për vite me radhë kishin toleruar lëvizjen e tij politike.

Opozitari rus u arrestua më 17 janar kur u kthye nga Gjermania pasi u shërua nga helmimi i orkestruar nga Kremlini. Ai po vuan dënimin në një burg rreth 100 kilometra në lindje të Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori