LAJMI I FUNDIT:

Kreditë e këqija, 93 milionë euro

Kreditë e këqija, 93 milionë euro

Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se niveli i kredive performuese në vend aktualisht është 93 milionë euro apo 3,9 për qind e nivelit të përgjithshëm të kredive në vend, të cilat në fund të qershorit të këtij viti kanë arritur në 2 miliardë e 390 milionë euro.

Niveli i kredive joperformuese (të këqija) deri në fund të muajit qershor të këtij viti sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës ka rënë në 3,9 për qind apo në rreth 93 milionë euro. Në raport me të gjitha vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri sa i përket kredive joperformuese.


“Deri në qershor të 2017-s sektori bankar regjistroi rënie të kredive joperformuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i kredive joperformuese shënoi rënie në 3,9 për qind, një shkallë e ulët krahasuar me vendet në Ballkanin Perëndimor dhe vendet në Eurozonë.

Për më tepër niveli i mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizione shënoi rritje në 136,6 për qind”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës.

Aty më tutje thuhet se sektori bankar u karakterizua me rritje të profitit si rezultat i rritjes së të hyrave dhe rënies së shpenzimeve të sektorit. /Zëri/Telegrafi/