LAJMI I FUNDIT:

Kreativ Qeramika; Pllaka dhe dizajn: 5 ide për projektet tuaja luksoze

Kreativ Qeramika; Pllaka dhe dizajn: 5 ide për projektet tuaja luksoze

Luksi multi-kulturor

Interpretimi i konceptit të luksit si dhe i stilit, merr nuanca të ndryshme në varësi të kulturës dhe traditave të vendeve të referuara: Në Evropë, për shembull preferohet gjerësisht një estetikë minimaliste me forma racionale, kurse në vendet arabe shijet kanë tendencë të çmuar dhe të pasur.

Luksi i dizajnit

Në ditët e sotme tregu i pllakave të qeramikës dhe i dizajnit të luksit në të gjithë botën gëzon një reputacion të shkëlqyeshëm. Brendi, estetika, përsosmëria, veçantia, eleganca, detajet dhe performanca janë elementet që e dallojnë dizajnin e luksit nga dizajni i zakonshëm.

Dizajni bashkëkohor na çon drejt krijimit të pllakave dhe dizajnit jo vetëm thjesht funksional, por që shërben edhe si burim i vërtetë i mirëqenies personale.

Villa “Elements” në Bodrum

Dizajnimi i kuzhinave dhe banjove

Banjot – në ditët e sotme janë një oazë e vërtetë relaksi me elementet dhe orenditë e integruara dhe të koordinuara me mure dhe dysheme – ose kuzhinat ku mbulesat e pulteve paraqiten si ishuj elegantë të gdhendura nga një bllok i vetëm materiali.

Hoteli “Park Marine”

5 ide për projektet tuaja luksoze

Dizajni i luksit ofron një performancë përtej pritjeve dhe nevojave, gjë që përmes zgjidhjeve unike, përfshinë shqisat dhe shpreh kushtet e mirëqenies. Por, si lind luksi i bazuar në ndikimet stilistike? Më poshtë do të analizojmë disa tendenca bashkëkohore luksoze të mbështetura nga shumë krijime.

Luksi thelbësor

Shtëpia private e ndërtuar në Houston Street (NY) nga studiot e “SWA Architecture” është një projekt në të cilin luksi mund të gjendet në vazhdimësinë e dhomave, në pastërtinë e materialeve të përdorura, në përbërjen e tyre dhe kombinimin harmonik të ngjyrave. Dizajni i enterierit është modern dhe jo-formal: disa elemente thelbësore, por me cilësi të lartë, të cilat kur komunikojnë me njëra-tjetrën krijojnë një tempull të dritës, paqes dhe elegancës.

Shtëpia private “Houston Street NY”

Luksi ekscentrik

Në kundërshtim me stilin minimal të shembullit të lartpërmendur gjejmë modelin e Hotelit R-KISS.UNITED DAYS, të krijuar nga “Studio THREE Interior Design”. Këtu dyshemetë nga pllakat me efekt mermeri kombinohen me elemente tradicionale – siç janë dyert dhe dritaret – dhe orenditë shumëngjyrëshe: një lojë me kontraste shumë të guximshme, që megjithatë përcjell një atmosferë intime.

“R-Kiss Hotel” i Yong He-së

Luksi industrial

Projekti “Loft is Loft”, i krijuar nga “Martin Architects” në Kiev të  Ukrainës (UA) në një objekt të sapondërtuar, i bën jehonë stilit industrial të papafingove të New York-ut. Mjedisi me hapësirë të hapur, dritaret e mëdha prej qelqi dhe çeliku bashkë me muret e ekspozuara me tulla të kuqe, ngjallin arkitekturën e kohës së prodhimit industrial. Këto elemente në kombinim me pllakat e dyshemesë me interpretim druri, i japin jetë kësaj hapësire industriale, njëkohesisht elegancë dhe komoditet.

“Loft is loft” nga Martin Architects

Luksi klasik

Rezidenca luksoze private gjermane e krijuar nga studioja Mikolajska shfaq një stil ekskluziv, një interpretim i modernitetit sipas tregimeve klasike. Veshjet e brendshme sipërfaqësore me pllaka janë të frymëzuara nga materiale natyrore të rafinuara dhe te çmuara. Orenditë janë të mbuluara me pllaka nga gres porcelani për të dhënë vazhdimësi materiale. Këto të fundit, të krijuara me një dizajn tradicional, krijojnë një atmosferë të pagabueshme me një stil klasik, jashtë konceptit të kohës dhe me një ndikim të fortë dekorativ.

Shtëpi private në Monaco

Luksi bashkëkohor

Është stili i atyre mjediseve të krijuara për kënaqësi estetike, të dizajnuara në kontekstin klasik dhe të ndërmjetësuara përmes shijes dhe funksionalitetit të elementeve bashkëkohore të projektimit. Në projektin “Penthouse One-11” nga Rudi Manfrin hapësirës i jepet një estetikë totale dhe materialet e përdorura për veshje dhe modelimin e hapësirës së brendshme bëhen protagonistët kryesorë të enterierit. Pllakat dhe orenditë trajtohen pa ndërprerje duke kombinuar materiale natyrore – siç është druri – me pllaka me interpretim mermeri që e zbukurojnë mjedisin me shkëlqimin e tyre dhe përcaktojnë një stil në harmoni.

“Penthouse One-11” nga Rudi Manfrin

Made in Italy

Nga Moska në Nju Jork, nga Pekini në Dubai, në fushën e pllakave të qeramikës dhe dizajnit luksoz ekziston një bartës i vazhdueshëm i krenarisë se vulës “Made in Italy”. Kombinimi i bukurisë, funksionalitetit, traditës krijuese, vëmendjes ndaj detajeve, cilësisë së lëndës së parë, zejtarisë dhe rafinimit të mjeshtërisë është pjesë e historisë dhe i bën produktet italiane të njohura si vlera universale nga tregu i dizajnit luksoz.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori