LAJMI I FUNDIT:

Kreativ Qeramika; ⁣Dallimi midis pllakave nga qeramika dhe porcelani

Kreativ Qeramika; ⁣Dallimi midis pllakave nga qeramika dhe porcelani

Pak njerëz janë të informuar që ka dallime të mëdha midis pllakave nga guri i porcelanit (gres porcelan) dhe pllakave tradicionale të qeramikës nga argjila e kuqe. Para se të bëni zgjedhjen përfundimtare, ju sugjerojmë që të njiheni me karakteristikat dalluese, përparësitë dhe disavantazhet e këtyre dy llojeve të pllakave.

Pllakat për shtrim në dysheme dhe për veshjen e mureve ofrohen në një gamë të gjerë produktesh, andaj zgjedhja e opsionit të duhur për krijimin e dizajnit të përsosur nuk është e vështirë. Mirëpo larmia e gjerë e mundësive nuk sjell gjithmonë përfitime – nganjëherë bërja e zgjedhjes së duhur është e vështirë, për të gjetur një material me një cilësi vërtetë të lartë.

Koleksioni “Les Bijoux de Rex” nga Rex

Shiko koleksionin

Përparësitë dhe disavantazhet e pllakave të qeramikës nga argjila e kuqe

Në të kaluarën këto pllaka kanë dominuar tregun e industrisë. Përparësitë e tyre janë: kostoja e ulët, pesha e lehtë si dhe lehtësia e instalimit. Ndërsa disavantazhet janë: absorbim i lartë i lagështisë që do të thotë rrezik nga myku nën shtresën e pllakës si dhe plasaritje në temperaturë të ulët.

Rezistenca e ulët ndaj rrezeve ultravjollce – me kalimin e kohës këto pllaka mund të zbehen ose të ndryshojë ngjyrën. Po ashtu kanë rezistencë të ulët ndaj abrazionit dhe me kalimin e kohës mund t’ju hiqet ngjyra.

Pllakat e qeramikës nga argjila e kuqe veçohen për brishtësi ekstreme, prandaj, gjatë transportit dhe instalimit duhet patur kujdes sepse thyhen lehtë.

Përparësitë dhe disavantazhet e pllakave të qeramikës nga guri i porcelanit

Pllakat nga guri i porcelanit i tejkalojnë konsiderueshëm, për nga cilësia, ato me argjilë të kuqe. Për shkak të porozitetit të ulët, këto pllaka e zmbrapsin lagështinë, i rezistojnë ngricave dhe e parandalojnë shfaqjen e mykut.

Ky material karakterizohet edhe nga rezistenca e lartë ndaj nxehtësisë dhe abrazionit. Pllakat nga guri i porcelanit janë rezistente ndaj zjarrit. Instalimi i kësaj pllake në vende publike me frekuencë të lartë të qarkullimit nuk paraqet problem – madje disa vjet pas instalimit, pllaka do të jetë në formën e saj origjinale.

Pllakat nga guri i porcelanit janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe nuk kanë “frikë” nga detergjentet gërryes, alkalik dhe acidik. Kjo pllakë nuk zbehet nën ndikimin e rrezeve ultravjollce.

Koleksioni “B&W Marble” nga Floor Gres

Shiko koleksionin

Struktura e pllakave

Pllakat me argjile të kuqe janë të holla dhe të dimensioneve të vogla. Në prodhimin e tyre përfshihen disa përbërës të ndryshëm.

  • argjila e klasave dhe llojeve të ndryshme;
  • feldspar ose pegmatit, që i japin produktit ngurtësinë, besueshmërinë si dhe
  • pigmente për t’i dhënë nuancë

Përbërja e pllakave nga guri i porcelanit dhe procesi i prodhimit të tyre dallojnë.

Sepse përbëhen nga elementet e mëposhtme:

  • sasi të vogla balte të bardhë;
  • kaolinë;
  • rërë silikati;
  • feldspar;

Pllaka nga guri i porcelanit vetitë e saj unike të forcës i merr gjatë procesit të pjekjes. Për ta arritur këtë temperatura në furrë ngrihet në 1300 gradë dhe gjatë pjekjes komponentët bashkohen me njëri-tjetrin. Presimi i lartë (rreth 600 kilogram për 1 cm2) e zvogëlon porozitetin e materialit dhe rritë rezistencën ndaj lagështisë dhe ngricave.

Vlen të përmendet se pllakat nga guri i porcelanin mund të prodhohen në dimensione më të mëdha se ato me argjilë të kuqe dhe në këtë mënyrë mund t’i japin sipërfaqes një efekt monolit (pa fuga).

Koleksioni “Esprit de Rex” nga Rex

Shiko koleksionin

Fushëveprimi i aplikimit

Përdorimi i pllakave me argjilë të kuqe është gjithnjë e më i rrallë, ngase vetitë e tyre janë inferiore ndaj pllakave nga guri i porcelanit. Sidoqoftë, nëse dëshironi, pllakat me argjile të kuqe ende mund t’i përdorni për veshjen e mureve të brendshme.

Duke qenë se pllakat nga guri i porcelanit janë të qëndrueshme ato përdoren në vende ku përveç cilësive dekorative rëndësi të madhe i kushtohet edhe rezistencës së veshjes.

Nëse flasim për dizajnimin e mureve të jashtme të objekteve, atëherë nuk ka asnjë material më të përshtatshëm sesa pllakat nga guri i porcelanit (gres porcelani). Falë vetive të këtij materiali nuk keni pse të shqetësoheni për gjendjen e fasadës, madje edhe në kushte të ngricave të mëdha, zjarrit apo ndikimit të rrezeve  ultravjollce.

Struktura e veçantë e pllakave nga porcelani lejon përdorimin e tyre edhe në veshjen e oxhakut. Shpesh, pllakat nga porcelani shërbejnë edhe si material praktik për dizajnimin e dyshemeve dhe mureve, dizajnimin e ishullit në kuzhinë, banjës, verandës, etj.

Pult kuzhine nga Florim Stone

Shiko koleksionet

Cila është zgjedhja më e mirë ?

Siç mund ta shihni, ndryshimet midis pllakave nga guri i porcelanit dhe pllakave nga argjila e kuqe janë shumë domethënëse. Kështu qe para se t’i zgjidhni pllakat, ju sugjerojmë t’i merrni parasysh faktorët e lartpërmendur.

Për më shumë informata rreth produkteve vizitoni faqen tonë

www.kreativqeramika.com

Artikull i sponzorizuar